E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervis Kraja, ofertë nga Olimpik Baki

www.albania-sport.com - Mbrojtësi i fuqishëm i Vllaznisë, Ervis Kraja (26 vjeç, 2 gola këtë sezon në kampionat, plus 1 në kupë), është në fokusin e Olimpik Baki. Skuadra nga Azerbajxhani është gati të ofrojë 150 mijë dollarë në vit si pagesë për lojtarin shkodran.

27-vjeçari, i cili luajti pjesën e parë me Skënderbeun (15 ndeshje), ka nënshkruar një kontratë 18 mujore me presidentin Valter Fushaj, me afat skadimi në qershor të vitit 2011.

Në Shqipëri, përveç Vllaznisë e Skënderbeut, Kraja ka luajtur edhe me Besën, por në karrierën e tij është dhe Iraklis i Selanikut (Greqi) dhe Metalurg Zakarpatia (Ukrainë).

Në Azerbajxhan aktualisht luajën dy futbollistë të tjerë shkodranë, Admir Teli me FK Qarabağ dhe Elvin Beqiri me FK Khazar Lankaran (aktualisht në vendin e dytë na kampionat) dhe lufton me FC İnter Bakı për titullin kampion.

Olimpik Baki, një skuadër ku më parë ka luajtur ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Suad Lici, në sezonin aktual ndodhet në grupin që lufton për të mos rënë nga Azerbaijani Premier League. Kampionati azerbajxhanas ka 12 ekipe.

Menaxherët e Olimpik Baki do të mbërrijnë në Shqipëri për të ndjekur në aksion Krajën në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia do të përballet me Besën në “Qemal Stafa”.

Vllaznia është dalluar gjithmonë për prodhim talentesh dhe “eksport” futbollistësh dhe për momentin sulmuesi Bekim Bala (19 vjeç, 15 gola në këtë sezon në të gjitha kompeticionet) është duke u testuar në Francë te klubi i njohur i kryeqytetit francez, Paris Saint Germain, ku në të kaluarën dy mesfushorët e ekipit kombëtar, Edvin Murati dhe Lorik Cana.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›