Babaj: Flamurtari na ofroi 5 mijë euro

www.albania-sport.com - Shpëtim Babaj, futbollisti i pezulluar nga Gramozi, zytarisht për mosimpenjim të kosovarit në ndeshjen e humbur të kolonjarëve kundër Kastriotit, deklaroi një fakt interesant për gazetën “Sport Ekpsres”.
Mesfushori 28-vjeçar: “Një natë parë ndeshjes, një drejtues i Flamurtarit ka telefonuar (Klement) Xhyrën (edhe ky i pezulluar) dhe i ka thënë se nëse do të fitonim kundër Kastriotit, atëherë i gjithë ekipi (i Gramozit) do të kishte 5 mijë euro nga vlonjatët. Mua nuk më duket ndonjë gjë e keqe”.
Kastrioti fitoi 1-0 me Gramozin në Ersekë, falë një eurogoli të mesfushorit kroat Ivan Babiç në minutën e 32-të.
Babaj (22 ndeshje këtë sezon) deklaroi se pezullimi ndaj tij është marrë nga trajneri Agim Canaj, dhe jo nga drejtuesit.
Kosovari që e ka nisur karrierën e tij futbollistike, qysh në moshën 18 vjeç, me Rudan Velenje, por që ka luajtur edhe Ukrainë me Zorya Luhansk dhe Kazakistan me Shakhter Karagandy tregon arsyet e pezullimit nga pasuesi i Ilir Qirjakos.
Ish-lojtari i Besës dhe Elbasanit: “Në drekë përpara ndeshjes (me Kastriotin) jam takuar me mjekun e skuadrës krutane, që është një i afërm imi. Kjo është arsyeja zyrtare që jep trajneri”.
Bashkë me Shpëtim Babajn, klubi i Gramozit, pezulloi dhe Klement Xhyrën, ky i fundit ka kërkuar një sqarim me presidentin Mustafa Taçi.
Gramozi, që pas 27 javësh ndodhet në vendin e fundit me 22 pikë, do të luajë të shtunën në Laç (vendi katërt, 39 pikë), dhe skuadra do të jetë pa pesë titullarë kundër kurbinasve.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili