E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervis Tabaku, kampion Evrope

 

Ervis Tabaku shpallet Kampion Evrope për të rinj, në peshën 94 kg. Në Landskronas të Suedisë, 20-vjeçari ishte peshëngritësi i gjashtë kuqezi (nga tetë pjesëmarrës) që ka hipur ne pedanë. Tabaku ka tentuar deri në fund duke u ngjitur në vend të parë me 361 kg të ngritura në total. Fillimisht ai tenton të ngrejë në stilin e shkëputjes 161 kg, por nuk arrin ta realizojë provën e parë. Tenton edhe te e dyta me të njëjtën peshë, por sërish ka dështuar. Mrekullia do të vinte në fund të stilit të shkëputjes. Prova e tretë dhe vendimtare me 165 kg ka qenë e suksesshme, jo vetëm kaq por i ka siguruar medaljen e artë. Në vend të dytë bjellorusi Makaranka me 160 kg, po aq sa rusi Kasinmov por me peshën trupore më të lehtë. Ndërkohë shtangisti tjetër kuqezi Endri Karina realizon me sukses të tria provat, 148 kg, 152 kg dhe 156 kg, por që pa mundur të ngjitet në podium. Në stilin e shtytjes, peshëngritësi Tabaku ka kërkuar 191 kg, të cilën nuk e diskuton në provën e parë. Më pas në provën e dytë e ka rritur peshën me 5 kg, ku edhe kësaj radhe nuk has asnjë vështirësi. Por shqiptari do të dështonte në provën e tretë me 200 kg. Megjithatë edhe me këtë peshë do të shpallej fitues i një medaljeje, asaj të bronztë. Me 196 kg, Tabaku do të barazonte bjellorusin Mikalski, po falë peshës më të lehtë trupore i rrëmbeu podiumin atij. Përfundimisht në dygarësh elbasanasi mori medaljen e artë dhe u shpall Kampion Evrope me 361 kg të ngritura në total, plot 5 kg më shumë se medalisti i argjendtë dhe ai i bronztë Tomas Zielinski dhe Soslan Gagloev. Ndërkohë Karina arriti të ngrejë provën e parë 188 kg, por nuk dështoi në dy provat e fundit me peshën 192 kg duke e mbyllur në vend të 7-të me 344 kg të ngritura në total.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›