E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 2/ Luftëtari, “kala” për Dinamon e Sejdinit

Luftëtari është i vetmi klub që bëri kurban qysh në javën e parë trajnerin qe e ringjiti pas shumë vitesh në Superligë: Mustafa Hysin, pa përvojë në Superligë, duke ulur në stol teknikun ambicioz Ilir Spahiun. Përballë skuadrës gjirokastrite do të jenë 16 herë kampionët e Shqipërisë, blutë e Dinamos, që pësuan zhgënimim më të madh në javën e parë, duke humbur në mënyrë të merituar me Teutën në Tiranë 3-1.
Tekniku "blu", Faruk Sejdini është para një prove të vështirë përballë Luftëtarit që luan ndeshjen e parë në shtëpi.
Në ndeshjen e tyre të fundit të zhvilluar në Gjirokastër, më 20 prill 2002, thuase katër sezone më parë, Dinamo fitoi 2-1. Me një formacion thuajse të plotë, ku të gatshëm për Sejdinin do të jenë edhe
mesfushorët Sergei Romanishin dhe Artion Poci, sulmuesi Ilir Qorri,m dinamovitët nuk duan të dalin duarbosh nga udhëtimi i largët drejt qytetit të Gjirokastrës. Edhe pse Dinamo priste me padurim federimin e dy lojtarëve cilësorë, Redi Jupin dhe maqedonasin Goce Sedlovski, të dy këta nuk do të jenë të gatshëm për transfertën në Gjirokastër.
Luftëtari në ndeshjen e humbur me Vllanzinë në Shkodër, ishte ekipi më i ndëshkuar i javës së parë, duke koleksionuar jo pak por 6 kartona të verdhë dhe 1 të kuq (Shameti), dhe loja e tij përvec agresivetetit për të koleksionuar pikët e para, do te jetë edhe e kujdesshme për të mos rrezikuar pezullime të shumta në ndeshjen e ardhshme.
Trajneri Ilir Spahiu pritet të aplikojë "tridhembëshin" sulmues me Norën, Stafën dhe Mucon për të shfrytëzuar cdo hapësirë që do të lërë skuadra kundërshtare, pak e fuqishme në sulm, kur dhe golin e vetëm gjatë këtij sezoni e ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë (Ahmataj).
Ky takim do të gjykohet nga ndërkombëtari Albano Janku me ndihmës të tij Agim Guce dhe Indrit Shima.
RENDITJET
Luftëtari ndodhet në vendin e 11-të me zero pikë, ndërsa Dinamo në vendin e fundit po me zero pikë.
LUFTETARI-DINAMO
Ora 15:00 – Gjirokastër
Albano Janku (Tiranë)- Agim Guce, Indrit Shima
* * *
Katër ndeshjet e fundit nga viti 2000
20.04.2002 Luftëtari-Dinamo 1-2
10.11.2001 Dinamo-Luftëtari 5-0
31.03.2001 Dinamo-Luftëtari 2-0
28.10.2000 Luftëtari-Dinamo 1-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›