E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Erzeni rihap luftën për titull kampion

Erzeni në volejboll për meshkuj rihap luftën për titull kampion, teksa të mërkurën pasdite, në sallën olimpike “Feti Borova”, ka fituar ndeshjen e tretë finale ndaj Tiranës, 3-1. Ndryshe nga çfarë pritej e parashikohej, teksa Tirana kryesonte 2-0 dhe madje i kishte marrë tre finale skuadrës shijakase, Erzeni është krejtësisht ndryshe në fushën e lojës.

Duke mos u dorëzuar për asnjë çast, shijakasit japin shenja që në setin e parë se kanë ardhur në këtë finale të tretë me një mendje ndryshe, teksa kanë fituar 25-23. Tirana reagon dhe fiton setin e dytë 25-20. Por Erzeni është përsëri në lojë. Rrëmben setin e tretë 25-23 dhe të katërtin në pikët shtesë 29-27.

Tanimë do të duhet ndeshja e katërt më 30 prill për të përcaktuar skuadrën kampione të Shqipërisë në volejboll për meshkuj, kurse e enjtja starton finalet e femrave në duelin Skënderbeu – Tirana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›