E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot dita botërore e mediave, OSBE organizon aktivitete në Tiranë

Organizohet në Tiranës, nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Europian në Tiranë dhe Fondacionin "Friedrich Ebert", konferenca për ditën botërore të mediave. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, u shpreh në hapje të kësaj konference, se "aktualisht Shqipëria po përjeton ndryshime të rëndësishme, që do të ndikojnë në peizazhin e mediave në dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Mbështetja për zhvillimin e medias është një element i rëndësishëm i mandatit të Prezencës së OSBE-së", tha Ambasadori Bosch. Ndërsa, Kryetarja e KKRT-së, Mesila Doda, tha se "ky institucion po punon aktualisht për një draft për operatorët televizivë, që konsiston në kalimin nga një sistem analog, në një sistem numerik". ë pranishëm në këtë konferencë janë drejtues të mediave në vend, gazetarë, analistë etj....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›