E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyfishimi i pagave të ulëta - premtimi i mbajtuar në një mandat qeverisë

Rritja e mirëqenies shoqërore përbën një karakteristikë tjetër të buxhetit 2009. Me politikën e saj të hartimit dhe përdorimit të buxheteve qeveria në vijimësi ka mundësuar garantimin e një mirëqenie në rritje dy herë më shpejt se rritja ekonomike nominale e vendit për të gjitha kategorive shoqërore të lidhura me administratën publike dhe që përfitojnë nga skemat e mbrojtjes shoqërore. Programi i ndjekur ka mundësuar që në harkun katërvjeçar të kemi një dyfishim të pagave të ulëta në administratën publike, me prioritet arsimin dhe shëndetësinë ku punojnë më se ¾ e administratës publike. Me buxhetin e vitit 2009 mundësohet: Paga mesatare e rreth 105 mijë punonjësve buxhetorë do të shkojë në 47 mijë lekë në muaj nga 27 mijë që ka qenë në vitin 2005 ose e rritur mesatarisht me 74% në katër vite. Paga mesatare për 45 mijë punonjësit e arsimit do të jetë 46 mijë lek nga 23 mijë që ka qenë në vitin 2005. Paga e mjekëve dhe infermiereve gjithsej 16,500 punonjës do të jetë respektivisht dy herë më e lartë se në vitin 2005 duka arritur në 43 mijë e 32 mijë lekë. Të ardhurat e pensionistëve të pleqërisë në qytet nga 8350 lekë që kanë qenë në vitin 2005 në vitin 2009 do të jenë 11240 lekë ose 35% më të larta ndërsa në fshat plot dy herë më të larta (nga 3630 në 7210). Të njëjtën rritje do të kenë edhe llojet e pensioneve të tjera e alokacioneve që shpërndahen nga buxheti i shtetit. Rezultatet e mësipërme janë bazuar jo në rritjen e borxhit publike, por në rritjen e të ardhurave të buxhetit. Zvogëlimi i borxhit publik të Shqipërisë është një tjetër karakteristikë e buxhetit 2009, histori suksesi e kësaj qeverie. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›