E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla: Nëse do kontrollonim Reformën në Drejtësi, Ilir Meta do ishte shkarkuar!

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka mbrojtur të enjten vendimin e parlamentit për shkarkimin e presidentit Meta, por tha vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese tregon se maxhoranca nuk e kontrollon drejtësinë. “Nëse mazhoranca do të kontrollonte Reformën në Drejtësi do të kishim kontrolluar Gjykatën Kushtetuese dhe nëse do ta kontrollonim atë, do ishte shkarkuar Presidenti Ilir Meta, se nuk ka shqiptar në këtë vend që nuk bie dakord që Meta duhet shkarkuar” tha zoti Balla në seancë parlamentare.

“Gjykata Kushtetuese ka thënë që Presidenti e ka shkelur Kushtetutën, por e ka shkelur butë jo fort. Ne nuk ndryshojmë mendim, në vlerësimin tonë. Presidenti në largim, Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën dhe ditët e mbetura në detyrë nuk ia zhbëjnë figurën qesharake në këtë detyrë” tha zoti Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›