"Portreti Shqiptar ne Shek. e XX" ne GKA
Salla e Rilindjes ne Galerine Kombetare te Arteve pasditen e neserme do te prese vizitore te vecante. Ekspozite "Portreti Shqiptar ne Shek. e XX", do te jete aktiviteti i radhes ne galeri, e cila do te jete ne vazhden e aktiviteteve ne kuadrin e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Jane plot 48 portrete, te gjitha ne vaj, qe do te jene pjese e kesaj ekspozite, pjese e koleksionit te Galerise Kombetare te Arteve. Jane portrete, te cilat datojne prej fillimit te shekullit XX, per te vijuar nder vite prej piktoreve me ne ze shqiptare, nje pjese e te cileve u shkolluan ne Akademite italiane te artit. Disa prej tablove i takojne linjes ekspozicionale te GKA-se, ndersa te tjera jane nxjerre prej fondit te galerise per te qene prezent per publikun pergjate diteve kur do te qendroje e hapur ekspozita. Duke qene nje mundesi e mire ne kete menyre edhe per vizitoret e galerise pergjate ketyre diteve, per te njohur edhe piktoret shqiptare te shekullit XX, te cilet kane levruar gjinine e portretit. Ata jane shuar tanime e pas kane lene vetem tablote e tyre, qe jane pjese e fondit te Galerise Kombetare te Arteve. Ekspozita eshte nje bashkepunim mes Ministrise se Kultures dhe Galerise Kombetare te Arteve, si nje prej institucioneve kombetare te varesise.