Eseja, propozohet te kete 8 pike ne vleresim
Eseja, nuk do te jete me kerkesa me e tmerrshme per te gjithe maturantet qe japin lenden e pare me detyrim, ate te Gjuhe-Letersise. Kjo sepse asaj do t’i ulen piket e vleresimit dhe, edhe nese maturanti nuk arrin qe ta beje ate ne menyre perfekte, kjo nuk do te ndikoje shume per keq ne vleresimin perfundimtar te tij. Burime nga Agjencia e Vleresimit dhe Arritjeve, (AVA) bejne te ditur se eshte propozuar qe sivjet eseja te kete 8 pike ne vleresim. “Sigurisht qe edhe sivjet mendohet qe maturanti te vleresohet per cilesi te ndryshme qe jane shprehur ne ese. Ne kete menyre, eseja nuk do te jete shkaterrimtare per maturantet. Ata qe nuk dine te krijojne nje fabul per t’u pasur zili, mund te kene nje stil te vecante te shkruar, mund te kene fjalor te pasur, apo nje veti tjeter qe nga ana gjuhesore vleresohet. Sipas drejtorit te AVA-s, Edmond Lulja, eseja do te vleresohet ne baze te ketyre tipareve, pra duke u bazuar ne disa etapa si: permbajtja, gjuha e shkruar, stili, fjalori etj. Pra, per secilen nga keto etapa, eshte i precizuar vleresimi. Viti i pare kur u aplikua Matura Shteterore do te mbetet gjate ne kujtesen e maturanteve. Keshtu, atyre u ishte kerkuar qe te benin dy ese. Secila prej tyre kishte nga 6 pike ne vleresim. Maturantet arriten t’i benin ato pjeserisht, duke pasur mangesi, por edhe duke qene te paqarte se pse kishin marre aq pike. Pikerisht kjo paqartesi dhe pikepyetje e madhe ne koken e tyre ka bere qe specialistet te kerkojne vleresimin me pershkallezim. Kjo do te thote qe secili prej elementeve gjuhesore apo letrare te vleresohet me pike standarde. Sipas burimeve nga AVA do te vije nje kohe kur provimi i Letersise te behet vetem me ese. Kjo, ne menyre qe specialistet te kuptojne formimin e special te nxenesve, duke lene menjane dijet e pergjithshme. Gjate vitit te kaluar, maturantet rezultuan mjaft dobet ne ese, cka detyroi specialistet te nxirrnin libra pikerisht per ta mesuar ate. Behet fjale per tekstin “Si te shkruajme ese, paragrafet”, pyetjet dhe vleresimi. Ky liber eshte pergatitur nga Bardhyl Musai ne bashkepunim me Elida Qenami, Entela Shqerra dhe Valbona Shengjergji.