E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piratët e Karaibevevijnë edhe në Tiranë

TIRANË- “Piratët e Karaibeve”, filmi i katërt i kësaj aventure aksion, vjen ditën e sotme premierë botërore edhe në Tiranë, me protagonist Johnny Depp dhe Penelope Cruz.

Aktorët e Hollywood-it do të sjellin në kinematë “Millenium” dhe “Kristal” historinë Kapitenit Jack Sparrow që e gjen veten krejt papritur në një aventure të rrezikshme përballë piratit Blackbeard dhe Angelica, një gruaje që i përket të shkuarës së tij, të xhiruar kësaj here në 3D.

Filmi që po projektohet sot edhe në kinematë e huaja do të sjellë në ekranin e madh të kinemasë rivalitetet e vjetra, kënaqësitë e reja, piratët-mumie, zombit madje edhe sirenat gjysmë nudo, ndërsa pritet që të jetë një nga filmat më të ndjekur.

Edhe pse ekipi i filmit mbetet në thelb i njëjti, surprizat nuk mungojnë. Dy aktorët, Ian McShane ( pirati Blackbeard) dhe Penelope Cruz (Angelica) kanë zënë vendet e Orlando Bloom and Keira Knightley, ndërsa regjisori Rob Marshall pason Gore Verbinski i cili kishte drejtuar tre filmat e parë të sagës. Johnny Depp i rkthehet këtij roli pas tetë vitesh dhe për të, të jesh një pirat i mirë do të thotë të jesh, gati për të qëlluar , të kesh një ekuipazh të mirë dhe të jesh injorant e kokëfortë.

“Sparrow është një personazh kaq kompleks që mund të zhvillohet praktikisht në pafundësi. Jam përgatitur si gjithmonë , duke parë shumë filma me kartona. Më pëlqen ta shikoj kapitenin si një lloj Bugs Bunny”, është shprehur Depp. “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides” u shfaq jashtë konkurimit, pak ditë më parë në Festivalin e Kanës.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›