E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina pezullon prodhimin e mineraleve te rralla

Javen e kaluar prodhuesi me madh i mineraleve te rralla ne Kine pezulloi prodhimin ne perpjekje per te ngritur cmimet per 17 mineralet baze qe perdoren per prodhimin e teknologjive. Megjithese Kina tani pothuaj ka monopolin e ketyre burimeve te rendesishme Ivan Broadhead njofton nga Hong Kongu se dominimi i ketij vendi se shpejti mund te sfidohet nga partneret tregtare te cilet po humbin durimin me manipulimet e zinxhirit te furnizimeve te ketyre mineraleve.

Ish-udheheqesi kinez Deng Xiaoping deklaroi ne vitin 1992 se Lindja e Mesme ka burimet e saj te naftes kurse Kina ka pasurite e saj te mineraleve te rralla. Qe atehere kompanite kineze kane filluar nxjerrjen e mineraleve te rralla dhe tani furnizojne 95 perqind te tregut te ketyre mineraleve ne bote. Kompania shteterore Batou Group prodhon 60 perqind te mineraleve te rralla.

Javen e kaluar drejtuesit e kompanise thane se do te pezullojne prodhimin per te stabilizuar tregun dhe per te balancuar ofertat dhe kerkesat per mineralet e rralla. Ky vendim merret pasi ka patur renie te cmimit me rreth 20 perqind gjate muajve te fundit.

Andrews Bloodworth eshte kreu i shkences ne Institutin Britanik te Gjeologjise. Ekipi i tij kohet e fundit ka perpiluar Listen e Elementeve Kimike qe rrezikohen te zhduken per vitin 2011.

Kjo liste tregon kercenimet me te cilat perballet tregu i furnizimit te mineraleve te rralla dhe grupit te elmenteve qe jane te nevojshme per zhvillimin global te ekonomise.

Megjithese mineralet e rralla mund te nxirren edhe ne vende te tjera jashte Kines zoti Bloodworth thote se problemi kryesor per bizneset qe merren me nxjerrjen e ketyre minieraleve eshte kostoja e ndarjes se ketyre elementeve nga mineralet tjera.

Kinezet mund ta bejne kete me kosto me te ulet se kushdo tjeter duke bere  qe cmimi i mineraleve te rralla te biere dhe minierat ne vende te tjera te mbyllen. Keshtu qe tani ne jemi prane monopolit te ketij tregu sa i perket ofertave dhe kerkesave dhe njerezit jane te shqetesuar qe Kina mbizoteron tregun e mineraleve te rralla.

Kina eshte e njohur per manipulimin e cmimit te mineraleve te rralla duke kufizuar furnizimin ka zbatuar moratorium te njejte ne vitin 2008.

Pekini ne te kaluaren ka demonstruar se eshte i gatshem te perdore dominimin e tregut si nje mjet te politikes se jashtme. Ne tetor te vitit 2010 Kina ndaloi transportin e ngarkesave nga Japonia gjate nje mosmarreveshje territoriale me Tokion.

Ndryshe nga rastet e meparshme kur Pekini ka manipuluar ofertat bota tani gjithnje e me shume po pergatitet te largohet nga varesia e saj nga Kina per mineralet e rralla.

Prodhuesit perfshire kompanite Toyota dhe General Motors tashme po zhvillojne procese qe minimizojne perdorimin e mineraleve te rralla ne dizejnot e makinave thote drejtuesi i studimeve ne kompanine AME Mathew Fusarelli.

Mineralet e rralla ne pergjithesi kane nje aftesi te larte per tu zevendesuar nga materiale te tjera. Keshtu qe prodhuesit e materialeve elektronike me kalimin e kohes mund te ndryshojne procesin e prodhimit ne menyre qe perdorimi i mineraleve te rralla te perdoret me pak ose te mos perdoret fare.

Andrew Bloodworth thote se nuk do tu marre shume kohe furnizuesve te rinj te shmangin varesine nga Kina.

Sasia e mineraleve qe ne perdorim ne krahasim me metalet industriale eshte shume e vogel. Vitin e kaluar ne mbare boten jane nxjerrur 17 deri 18 milione tone baker. Ne bote vitin e kaluar jane nxjerre vetem 130 deri 140 mije tone minerale te rralla. Nese hapen dy miniera tjera ato mund ta ndryshojne ndjeshem sasine e pergjithshme te prodhimit te mineraleve te rralla.

Jane planifikuar ndertime te reja te minierave ne Shtetet e Bashkuara Rusi dhe Australi. Kurse minierat e tjera te cilat me pare kane patur shqetesime se nuk mund te perfitojne nga nxjerrja e mineraleve te rralla kane marre hapa per fillimin e prodhimit.

Ne mesin e tyre eshte miniera Molycorp ne Mountain Pass te Kalifornise. Kjo miniere u mbyll ne vitin 2002 atehere kur Kina e mbushi tregun me oferta me cmime te uleta.

Drejtuesit e minieres Molycorp thone se ata kane zbuluar disa depozita te reja te mineraleve te rralla dhe presin qe miniera e vjeter te behet nje nga furnizuesit me te medhenj te mineraleve te rralla ne bote nga viti 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›