Eshli Kol i shoqëruari i radhës nga policia
Londër - Fytyra e Eshli Kolit është më e fundit që shfaqet e shoqëruar nga policia në tabloidet angleze. Futbollisti i Çelsit është shoqëruar nga policia në orët e para të mengjesit teksa gjendej në një lokal nate të Londrës. Kol është kapur nga reporterit gjatë momentit që ai ishte duke ofenduar agjentët e policisë që ishin duke e shoqëruar për në qeli.
Eshli Kol është lënë i lirë pasi ka paguar një gjobë prej 90 eurosh. Ai ka qëndruar në qeli për rreth tre orë. Nga mediat britanike mësohet se bashkëshoqërues të tij ishin shokët e skuadrës, Xhon Terri dhe Mikael Esien.