Rrëzohen akuzat “Don Kishoteske” të Murinjos
Romë -Akuzat e fundit të Murinjos për “prostitucion intelektual” bien poshtë pas publikimit të fundit nga Organi Vëzhgues i Gabimeve të Arbitrave pranë Federatës Italiane të Futbollit. Ky organizëm është detyruar të publikojë “pas baltës së Murinjos” monitorimin e 260 ndeshjeve të luajtura deri tani. Në këto ndeshje janë konstatuar 163 gabime të gjyqtarëve.
Sipas raportit, ekipi që do të ishte në krye, nëse do të kishim gjykim të drejtë, është Milani me 53 pikë, dhe jo me 48 nga sa ka aktualisht. Në vend të dytë do të ishte Fiorentina me 51 pikë, dhe në të tretin Juventusi me 50 pikë. Kryesuesit, skuadra e Murinjos, do të renditej vetëm në vendin e katërt, nëse gjyqtarët do të tregoheshin të drejtë. Interi është skuadra më e favorizuar nga gjyqtarët italianë, pasi tani do të kishte vetëm 49 pikë, 11 më pak se ç'ka.
Sipas raportit të fundit nga institucioni vëzhgues në Figc, deklaratat e çuditshme të Murinjos për favore ndaj Milanit, Romës dhe Juventusit, hidhen poshtë nëpërmjet fakteve të regjistruara. “E përkedhelura” tjetër nga gjyqtarët, pas Interit, është skuadra e Kievos, e cila duhej të renditej në vendin e fundit me 6 pikë më pak nga sa ka aktualisht.
Raporti i Organit Vëzhgues të Gabimeve në Arbitrim pranë Federatës Italiane të Futbollit është publikuar në mediat italiane ditën e sotme.