E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshte Shkumbini kryefjala e javes

Kampionati i 70-te Kombetar ka ngritur siparin me superligen, ose kategorine maksimale te futbollit shqiptar. Merkatoja verore, largimet dhe afrimet neper skuadra e bene me interesat kete nisje, pasi askush nuk mund te percaktonte asgje per rezultatet teknike te ndeshjeve te para, ndonese pulsi nuk mund te matet pas vetem 90 minutash. Megjithate, dy fjale mund te thuhen. Pak dite me pare, kampionia e Shqiperise, Dinamo, ka ngritur superkupen duke mundur Vllaznine 2-0, por Teuta rezultoi te ishte nje kocke shume e forte per parashikimet e tifozerise blu. Djemte e Dalic, edhe pse kane qene me mire te orientuar ne fushe, nuk kane arritur te tundin rrjeten mike, pasi edhe Sulejman Starova kishte zbritur ne fushe nje ekip te vendosur per te marre piken. Fati dhe kundershtari nuk e lejuan Dinamon ta niste sic e mbylli me fitore, por e detyruan ate te bente nje gjysme hapi fals. Rivali i Dinamos ne sezonin e kaluar, Partizani, ka arritur te nenshtrije Lushnjen ne "Roza Haxhiu" edhe pse kjo e fundit nuk i druhej shume nje kundershtari me emer te madh, por te sakatuar nga largimet e shumta. Artan Karapici ka vulosur fitoren e pare te kuqe, e cila edhe pse i jep buzeqeshje, nuk e ngroh shume ambientin e kuq pasi ndeshjet e verteta jane ende per t'u luajtur. Besa eshte befasuar ne stadiumin e saj nga Flamurtari i Kovacicit. Kroati ka ngritur nje asambel te kendshem me elemente te rinj dhe ka qene pikerisht nje i tille, Caushaj, i marre pak jave me pare nga Dinamo, qe ka shenuar golin e pare te sezonit dhe qe vlen tre pike per bregdetaret. Por mesa duket Caushaj ka vendosur ta shenoje emrin ne bllokun e gjyqtarit Pashaj edhe ne listen e te ndeshkuarve, pasi kater minuta pas golit ndeshkohet me karton te kuq, i dyti qe ne javen e pare te kampionatit! Elbasani nuk ka mundur te fitoje dhe Josa ka deshtuar ne premieren e tij perballe nje ekipi te sapongjitur ne superlige, sic eshte Apolonia. Fieraket kane mundur t'i gezohen pikes se pare dhe shpresojne te mbledhin shume te tjera per te mbijetuar, ndersa Elbasanit nuk i lejohen hapa te tille false nese kerkonte permbushe pretendimet. Por surpriza e vertete e javes eshte Shkumbini. Peqinasit, sikunder dhe ne sezonet e kaluara, bejne nje start te frikshem te kampionatit dhe viktima e tyre ka qene Bylisi i Sejdinit. Kater gola te shenuar dhe nje te pesuar, e vendosin ekipin peqinase ne rolin e te fortit, sidomos kur kujtojme se ne rezultatin 2-0, ata kishin mbetur me 10 lojtare pas daljes me karton te kuq te Rizvanollit. Golat? Nora, Shenaj. Ramazani, Mustafaj dhe Nenaj per ballshiotet, te gjithe ne pjesen e dyte.

J.Selimi

Java 1

Dinamo-Teuta 0-0

Lushnja-Partizani 0-1

Shenues: Karapici 63'

Besa-Flamurtari 0-1

Shenues: Caushaj 80'

Elbasani-Apolonia 0-0

Shkumbini-Bylis 4-1

Shenues: Nora 51', Shenaj 70', Ramazani 86', Mustafaj 88'/ Nenaj 91'

Renditja

Shkumbini 3

Partizani 3

Flamurtari 3

Dinamo 1

Teuta 1

Elbasani 1

Apolonia 1

Lushnja 0

Besa 0

Vllaznia 0

Tirana 0

Bylis 0


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›