E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina, fituese e 51 medaljeve te arta

Kina i ka mbyllur Lojerat Olimpike Verore ne Pekin si shteti me i suksesshem, pasi ka arritur te fitoje 100 medalje, prej te cilave me shume se gjysma (51) kane qene te arta.

Ndonese per nga numri i pergjithshem i medaljeve jane amerikanet ata qe jane stolisur me me shume medaljeve (110), numri me i madh i medaljeve te arta te fituara nga kinezet i bene ata "kampionet" e vertet te kesaj Olimpiade. Do theksuar se ne tabelen perfundimtare te medaljeve ne Olimpiaden e Pekinit gjenden 87 shtete. Fatkeqesisht ne kete Olimpiade sportistet nga Shqiperia nuk arriten te fitojne asnje medalje. Megjithate, duhet vecuar suksesin e futbollistet kosovare, Fatmire Bajramaj, e cila me dy golat e saj ne ndeshjen per vendin e trete e ndihmoi Gjermanine qe te stoliset me medaljen e bronzte.

Pasqyra e medaljeve

Shteti Ar Argjend Bronz Tot

1. Kina 51 21 28 100

2. SHBA 36 38 36 110

3. Rusia 23 21 28 72

4. Britania e Madhe 19 13 15 47

5. Gjermania 16 10 15 41

6. Australia 14 15 17 46

7. Koreja e Jugut 13 10 8 31

8. Japonia 9 6 10 25

9. Italia 8 10 10 28

10. Franca 7 16 17 40


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›