Sot, në Romë, është duke u zhvilluar takimi midis Trojkës së BE dhe Shqipërisë. Ky takim mbahet me iniciativën e Italisë, e cila ka Presidencën e radhës së BE-së. Delegacioni shqiptar kr
Sot, në Romë, është duke u zhvilluar takimi midis Trojkës së BE dhe Shqipërisë. Ky takim mbahet me iniciativën e Italisë, e cila ka Presidencën e radhës së BE-së. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Fatos Nano. Në përbërje të delegacionit shqiptar marrin pjesë edhe z. Marko Bello, z. Luan Hajdaraga Zv/Ministër i Jashtëm, si dhe ekspertë të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE.
Në përbërje të Trojkës Europiane përveç delegacionit të Komisionit të BE marrin pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Italisë z. Franko Fratini, si dhe Ministri i Jashtëm i Irlandës z. Brian Cowen, vend i cili do të marrë Presidencën e radhës së BE pas Italisë.
Që në fillim të këtij takimi Ministri i Jashtëm Italian vlerësoi hapat e bëra nga Shqipëria në procesin e integrimit europian.
"Ishte kjo arsyeja kryesore që Presidenca Italiane filloi diskutimet e këtyre çeshtjeve me Shqipërinë", tha z.Fratini.
Kryeministri Fatos Nano gjatë këtij takimi bëri një paraqitje të gjerë të procesit të reformave që Shqipëria po realizon në kuadër të integrimit në strukturat euroatlantike .
Fjala e Kryeministrit Fatos Nano u vlerësua nga autoritetet e BE si provë e seriozitetit të Qeverisë Shqiptare për angazhim të saj në rrugën e përmbushjes së reformave.
Takimi vazhdon.