E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshtë zhvilluar sot në Kryeministri ceremonia e dekorimit të dy personaliteteve të njohura të Bankës Botërore z. Kemal Dervish dhe z. Franko Pasakantanto për kontributin e tyre të veçantë n

Eshtë zhvilluar sot në Kryeministri ceremonia e dekorimit të dy personaliteteve të njohura të Bankës Botërore z. Kemal Dervish dhe z. Franko Pasakantanto për kontributin e tyre të veçantë në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe reformave në Shqipëri. Me këtë rast kryeministri Nano mbajti një fjalë në të cilën ka vlerësuar këta dy përfaqësues të respektuar të institucioneve financiare.

"Në të vërtetë janë të shumtë njerëzit punëtorë të komunitetit ndërkombëtar të cilët janë angazhuar maksimalisht në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë drejt demokracisë, zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe integrimit global e rajonal. Por ju jeni sigurisht dy nga shembujt më të mirë dhe prandaj ne jemi shumë të kënaqur që jemi këtu sot për të festuar kontributin tuaj të paharrueshëm që e keni bërë Shqiërinë një (vibrant success-story) për Bankën Botërore", tha kryeministri.

Kryeministri, më tej, ka theksuar se roli i tyre ka qenë i rëndesishëm në vendosjen dhe forcimin e marrëdhënieve efiçente mes Shiqpërisë dhe Grupit të Bankës Botërore si dhe komunitetit ndërkombëtar. "Gjatë karrierës suaj në Bankë ju në mënyrë të vazhdueshme keni qenë avokatë të palodhur për Shqipërinë dhe keni prezantuar gjithmonë përpjekjet e vendit dhe të popullit tonë me një inteligjencë të madhe dinjitet dhe përkushtim. Duke mbajtur pozicione të rëndësishme dhe duke përballuar përgjegjësi të jahshtëzakonshme të Bankës Botërore ju vazhdimisht keni qenë të preokupuar me evidentimin e problemeve dhe çështjeve që Shqipëria përballonte gjatë periudhës prej një dekade të tranzicionit. Ju keni qenë në krye të çdo përpjekjeje përmirësuese sinjifikative me programet e asitencës së BB për Shqipërinë dhe na keni ndihmuar ne me këshilla të shkëlqyera duke përcjellë mesazhet tuaja me zë të lartë dhe të qartë".

Kryeministri ka shprehur se ceremonia e sotme është një shenjë mirënjohje në emër të fermerëve, të punëtorëve të portit, të punonjësve të shëndetësisë etj.

Me pas, dy personaliteteve u jane dorëzuar nga Kryeministri medaljet për merita të veçanta civile akorduar nga Presidenti i Republikes .

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›