E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në mbledhjen e radhës te Këshillit të Ministrave u miratuan edhe një numër vendime e projekligje te tjera. Keshilli i Ministrave miratoi vendimin "Per emerim ne detyre". Ne baze te ke

Sot në mbledhjen e radhës te Këshillit të Ministrave u miratuan edhe një numër vendime e projekligje te tjera.

Keshilli i Ministrave miratoi vendimin "Per emerim ne detyre". Ne baze te ketij vendimi, zoti Thoma Jano emerohet zëvendësminister i Rendit Publik. Zoti Thoma Jano eshte i datelindjes 1955. Ai ka kryer shkollen e larte te Ministrise se Brendeshme dhe Fakultetin Juridik.
Zoti Thoma Jano, qe nga viti 1976 ka kryer detyra te rendesishme ne administraten shteterore, kryesisht ne organin e prokurorise, qe nga prokuror i thjeshte deri ne prokuror i rrethit te Tiranës. Aktualisht eshte prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme. Ka kryer disa kualifikime ne disa shtete si ne SHBA, Itali, Poloni etj.
Ai ka nje pervoje te gjate pune dhe ka fituar aftesi shume te mira drejtuese dhe organizuese, sidomos ne fushen e luftes kunder krimit ne pergjithesi dhe atij te organizuar ne veçanti.

***
U miratua sot ne mbledhjen e qeverise projektligjii "Per ratifikimin e Statutit te Romes per Gjykaten Nderkombetare Penale".

Statuti i Gjykates Nderkombetare Penale hartuar ne Rome me 17 korrik 1996, ka për object të rregullimit te saj forcimin e bashkepunimit nderkombetar ne luften kunder krimeve te renda qe kercenojne paqen, sigurine integritetin territorial, pavaresine dhe mireqenien e bashkesise nderkombetare dhe ne ndjekjen efektive te tyre nepermjet marrjes se masave ne nivel kombetar dhe nderkombetar me objektivin qe te kontribuojne ne parandalimin e krimeve te tilla. Qellimi i ketij Statuti eshte krijimi i nje Gjykate Nderkombetare Penale te pavarur dhe te perhershme, ne marredhenie me sisteminin e Kombeve te Bashkuara, me juridiksion gjykimin e krimeve te renda, e cila do te jete nje plotesim per juridiksionet penale kombetare. Organizimi, funksionimi, juridiksioni dhe kopmetencat e Gjykates Nderkombetare Penale do te udhehiqet nga dispozitat e ketij statuti.
Me ratifikimin nga ana e Republikes se Shqiperise te Statutit te Romes te GJNP (Gjykates Ndekombetare Penale), dispozitat e ketij statuti behen pjese e se drejtes se brendeshme dhe per shkak te perparesise te se drejtes nderkombetare, keto dispozita kane precedence mbi ligjet e vendit.

***
U miratua gjithashtu edhe projektligji "Per trajtimin mjedisor te ujrave te ndotura"
Ky ligj ka per qellim te mbroje mjedisin dhe shendetin e njeriut nga ndikimet negative te ujerave te ndotura, duke percaktuar rregullat e trajtimit mjedisor te tyre, si dhe detyrimet e shkarkuesve te ujerave te ndotura. Projektligji konsiston ne ruajtjen e cilesise se ujrave qe perben nje prioritet kryesor ne fushen e mbrojtjes se mjedisit ne nivel kombetar, rajonal dhe me gjere, gjithashtu nepermjet politikave dhe masave te marra do te ulet perqendrimi i ndotesve ne to si rezultat i aktiviteteve te ndryshme njerezore, ne vlera qe nuk demtojne shendetin e njeriut dhe mjedisin.

***
U miratua vendimi "per terheqjen e projektligjit "Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin Nr.8610, date 17.05.2000, "per parandalimin e pastrimit te parave".
Ky rikonceptim eshte bere per disa permiresime per ta sjelle kete ligj sipas standarteve europiane e amerikane, ne bashkepunim me organizmat nderkombetare.
Rikonceptimi ka te beje me ndryshime ne Kodin Penal te cilat konsistojne me penalizimin e pastrimit te parave (penalizimit te kalimit te fshehte jashte kufijve te vendit te parave e valutave Cash, celjes se llogarive anonime, strukturimit te transaksioneve per t'iu shmangur raportimeve financiare, ofrimit, mbledhjes, grumbulimit, te fondeve te destinuara per financime te terrorizmit, etj). Ndryshimi ne Kodin e Procedures Penale do te konsistoje kryesisht ne rregjimin e konfiskimit te parave e pasurive te rrjedhura nga veprimtaria kriminale dhe ato te grumbulluara, te destinuara apo te perdorura per financime terroriste.

***
U miratua gjithashtu vendimi "Per shpalljen e kompleksit ligatinor te Butrintit dhe te Territorit perreth tij zone natyrore, vecanerisht e mbrojtur dhe perfshirjen e tij ne listen e ligatinave me rendesi nderkombetare, vecanerisht si habitate te shpendeve ujore".

Qellimi i futjes ne Listen e Zonave Ramsar te zones se Butrintit behet per te institucionalizuar respektimin dhe ruajtjen e vlerave te cmuara mjedisore, si dhe per te orientuar zhvillimin e metejshem te saj ne harmoni me kerkesat e Konventes Nderkombetare te Ramsarit. Shpallja e nje zone te caktuar Ramsar ka si detyrim karshi Konventes qe cdo zhvillim ekonomik ne territorin e ligatinave te jete tradicional dhe te respektoje ruajtjen e vlerave te cmuara mjedisore.

***
Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratuan "Kuotat financiare te ushqimit ne mensat e konvikteve, bursat e shtetit dhe pagesat e familjeve te nxenesve, studenteve, femijeve qe pranohen ne shtepite e femijes, ne institutin e femijeve qe nuk degjojne, ne institutin e femijeve qe nuk shikojne dhe ne institutin e femijeve me prapambetje te lehte mendore".
Qellimi i ketij vendimi eshte krijimi i hapesirave te nevojshme per shkollimin e nxenesve dhe studenteve qe vijne nga familjet me te ardhura te pakta. Ne kete vendim perfshihet plani i bursave per nxenesit dhe studentet e viteve te para, menyra e mbulimit te ketyre bursave dhe kriteret qe duhet te plotesoje nxenesi dhe studenti per te perfituar burse ose gjysemburse.

***

Këshilli i Ministrave miratoi sot edhe disa vendime për shpronësime për interes publik të pasurive të paluajtshme me qëllim vazhdimësinë me intensitet të ndërtimit te rrugëve me rendësi kombëtare. Në këtë paketë aktesh ligjore përfshihen tre vendime:
Vendimi``Për shpronësimin për inters publik të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Elbasan-Librazhd``

Vendimin ``Për shpronësimin për interes publik të pasurive të pajuatshme që preken nga rehabilitimi i segmentit rrugor Tapizë-Fushë–Krujë``
Ky shpronësim bëhet për të realizuar detyrimet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga projekti për ndërtimin e segmentit rrugor Tapizë-Fushë-Krujë, që është një pjesë e rëndësishme e segmentit rrugor kombëtar. Për këtë qellim ka lindtr nevoja e shpronësimeve për ndërtimin e këtij segmenti rrugor në zonën e Krujës.

Si dhe Vendimin ``Për shpronësimin për interesa publike të pasurive të paluatshme që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Qukës-Qafë Thanë``
Ky shpronësim bëhet për të realizuar detyrimet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga projekti për ndërtimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë-Thanë. Ky segment është pjesë e korridorit Lindje–Perëndim.
Procedurat për shpronësimin e këtyre pasurive të paluajtshme kanë kaluar sipas të gjitha hapave ligjore, që nga zyra e rregjistrimit të pasurive të paluatshme në Librazhd deri tek Enti Kombëtar i Banesave dhe Ministria e Bujqësisë.

***
Ne mbledhjen e sotme te qeverise u miratua vendimi per "Per miratimin e statusit te agjensise se nxitjes se investimeve te huaja (ANIH).
Statusi i Agjensise percakton menyrat e funksionimit, organizimit dhe fushat e veprimtarise se Agjensise. Ky status rregullon veprimtarine e Agjensise brenda dhe jashte territorit te vendit. Kjo veprimtari konsiston ne teresine e programeve apo aktiviteteve qe synojne lehtesimin dhe nxitjen e investimeve te huaja ne Shqiperi. Agjensia eshte institucion publik qe, pervec ushtrimit te aktivitetit te saj, kryen dhe rolin e koordinuesit te procesit ne kuader te rrjetit te aktoreve qe marrin pjese ne kete proces, te tilla si institucionet shteterore, komuniteti i sipermarrjes dhe donatoret.

Dhe ne kete kuader u miratua vendimi "Per miratimin e buxhetit te Agjensise se nxitjes se investimeve te huaja (ANIH), per vitin 2002.
Buxheti i Agjensise nevojitet per te mbuluar kostot operative te aktivitetit te saj per vitin 2002; si fondi i pagave, shperblimet e Keshillit Mbikqyres dhe shpenzime te tjera te nevojshme. Shpenzimet per investime jane nje ze i rendesishem dhe i domosdoshem per fillimin e punes se agjencise, pasi ajo do te filloje aktivitetin e saj nga e para ne nje ambient te ri.

***

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua po ashtu vendimi "Per miratimin ne parim, te deklarates se Qeverise se Republikes se Shqiperise, per programin e veprimit per nxitjen e organizatave jofitimprurese, qe veprojne ne fushen e mbrojtjes se mjedisit"
Qellimi kryesor i ketij programi eshte nxitja e OJF-ve mjedisore per te kontribuar ne mbrojtjen dhe permiresimin e mjedisit ne nje nivel europian. Programi eshte i hapur per OJQ-te e shteteve anetare te Bashkimit Europian, vendeve te Europes Juglindore dhe atyre te Ballkanit, nder to edhe OJF-te e vendit tone. Mbeshtetja per organizmat jofitimprurese do te fokusohet ne kater fusha mjedisore prioritare si: ndryshimet klimatike, natyra dhe biodiversitet, shendeti dhe mjedisi, garantimi i menaxhimit te qendrueshem te burimeve natyrore dhe mbetjeve. Me nenshkrimin e deklarates, per vendin tone as do te kete ndonje kosto financiare dhe as do te preken financimet e bashkimit europian ne kuadrin e programit CARDS.

***
U miratua sot ne mbledhjen e Qeverise edhe vendimi "Per menyrat e ushtrimit te funksioneve nga seksionet e administrimit dhe mbrojtjes se tokes ne qark dhe zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokes ne komune dhe /ose bashki"
Qellimi i ketij vendimi qendron ne patjen parasysh te seksioneve te administrimit dhe te mbrojtjes se tokes te cilat jane kadastra shume qellimeshe, e cila percakton ne menyre analitike funksionet e kesaj strukture e deri te dokumentacioni qe do te krijohet. Pervec te tjerave nepermjet kesaj strukture do te sigurohet dokumentacioni baze per krijimin e kadastres fiskale e cila aktualisht mungon ne vendin tone. Ne kete menyre do te krijohet mundesia per plotesimin e trekendeshit te administrimit, kadastral shumeqellimesh, kadaster ligjore (zyrat e regjistrimit) dhe kadaster fiskale.

***

U miratua vendimi "Per akreditimin e institucioneve te arsimit dhe formimit profesional (AFP)"
Qellimi i ketij vendimi eshte percaktimi i kritereve te pergjithshme te akreditimit te institucioneve te AFP me synim garantimin e zhvillimit cilesor te veprimtarive te ketij sistemi. Kjo do t'i sherbeje ofrimit te sherbimeve te AFP-se ne funksion te zhvillimit te burimeve njerezore te kualifikuara me aftesi dhe kopetenca qe i pergjigjen jo vetem kerkesave te tregut te punes ne Shqiperi, por edhe standatreve nderkombetare ne kushtet e globalizmit te ekonomise. Kriteret e akreditimit te detajuara nga pikpamja cilesore dhe sasiore do te percaktohen ne manualin perkates te akreditimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›