E nderuar zonja Emma Bonino, I nderuar mik Pannela, I dashur Adem I dashur Arber Te nderuar delegate dhe pjesmarres Detyrimisht duhet te flas ne shqip edhe per faktin se prezantoj Qeverine Sh
E nderuar zonja Emma Bonino,
I nderuar mik Pannela,
I dashur Adem
I dashur Arber
Te nderuar delegate dhe pjesmarres
Detyrimisht duhet te flas ne shqip edhe per faktin se prezantoj Qeverine Shqiptare ne nje Kongres Transnacional .Sic dihet shqipja ben pjese ne grupin e madh te gjuheve indoeuropiane ,dhe meqenese keni tashme anetare te gjithe partive shqiptare, ne partine tuaj te madhe pranoni dhe gjuhen tone.
Eshtë një nder për mua që në emrin e Qeverisë se Republikes se Shqiperise t'i uroj pune te mbare Kongresit tuaj të 38 këtu në Tiranë. Vendimi juaj që Sesionin e dytë te këtij Kongresi ta mbani në Kryeqytetin e Shqipërisë perputhet njëkohësisht me vlerësimi që Ju i keni bërë progresit që vendi ynë po ben jo vetem në krijimin e një klime politike standarteve evropiane, por dhe ne konsolidimin e institucioneve të shtetit të së drejtës, dhe ne forcimin e autoritetit te ligjit, sidomos në fushën e luftës kundër veprimtarive te paligjshme, trafiqeve, krimit të organizuar, korrupsionit dhe abuzimeve me te drejtat dhe mandatet e perfaqesimit . Janë këto reforma dhe transformime qe po kryhen nga shteti dhe faktorët shqiptarë te zhvillimit, krahas asistences se partnerëve te rendesishem evropian, ku dhe ju Transnacionalo – Radikalët keni një rol të cmuar, agrumentet e mjaftueshme që bindën edhe Bashkimin Evropian te cel negociatat për nje marreveshje stabilizim-asociimin me Shqipërisë.
Populli shqiptar e ka ende të freskët në kujtesë rolin e jashtëzakonshëm që luajti organizata juaj dhe liderët tuaj gjatë zhvillimeve tragjike në Kosovë. Përfitoj nga rasti që për të gjitha këto t'ju falenderoj posaçërisht këtu në Tiranë.
Idetë demokratizuese që ju mbroni me aq sharm nëpërmjet këtij "komuniteti të demokracisë reale dhe të drejtpërdrejtë" nuk janë më blasfemi dhe as duken më ëndërrimtare për askënd. Përkundrejt gjithë këtyre gjykimeve skeptike, qe po leme pas, sot keto ide, falë edhe realiteteve globale, po përhapen dhe po gjejnë vend në veprimtarinë politike dhe qeverisëse të shumë vendeve në botë. Edhe ideja juaj më e re e cila qe definohet dhe mbrohet në këtë Kongres per krijimin e një Organizate Botërore të Demokracisë, tingëllon paradoksalisht e parakohëshme, por vetem per ata që e kanë të vështirë ta kapin gjithë dimensionin e saj veprues dhe nxites për zhvillimet globale demokratike. Në të vërtetë demokracia mbi tokë po ecën në këtë drejtim. Një numer i admirueshem organizatash që funksionojnë sot në botë e kanë mbeshtetur aktivitetin e tyre mbi respektimin dhe zgjerimin e koncepteve bazë të shoqërivë të hapura e demokratike. Dhe ne Shqiptaret jemi të ndërgjegjshëm se me identifikimin e armikut të ri të përbashkët: terrorizmit, detyrohemi te bashkohemi edhe në analizë të shkaqeve që e ushqejnë atë dhe mes tyre një nga më kryesorët mbetet, standarti i pabarabarte i zhvillimit të demokracive ne zona dhe në anë të ndryshme të botës. E kam fjalen për ato demokraci standarte që e kultivojnë mendjen e hapur krahas shoqerise se hapur, debatin e lire krahas respektin per ligjin per ato shoqeri dhe institucione qe largojnë fondamentalizmin e cfaredo lloji , duke pasur si principin universal respektimin e të drejtave të njeriut. Flas këtu për ato demokraci qe perken edhe ne jeten e perditshme nga qytetaret, panvaresisht nga origjina dhe perkatesia etnike, fetare apo rajonale.
Me lejoni me modesti te risjell nje nga aspektet per te cilin edhe Panela njohu perputhjet e ideve dhe vlerave tona, iniciativen që dhe ju e keni përkrahur, për krijimin e një Asambleje Parlamentare të vendeve të Ballkanit, që tashmë po evropianizohet në bashkëjetesë demokratike.
Dua vertet qe te pershendet kete realitet, qe ide te tilla globale thyhen dhe marrin jete me modele standarte ne rajone te ndryshme te botes qe po inegrohemi ne realitetin global.
Ne e dimë se rruga jonë për në Europë është e gjatë dhe do të kërkojë mund e përkushtim, por të gjitha rrugët, me miq si ju, kam bindjen qe shkurtohen dhe bëhen më të lehta
Duke e mbyllur me lejoni t'ju uroj punë të mbarë dhe nje sukses te plote kongresit dhe inisiativave tuaja dhe si Panela e theksoi qe nuk mund te jesh me shume radikale se kaq,ne te kundert do te jemi ektremist.Keshtu qe do te nenvizoja qe te gjithe te vazhdojne ushtrojne jo-dhunen ne nje menyre jo te dhunshme