E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin: "Për rishpërndarjn e fondeve për financimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Tiranës". Sipas këtij vendimi bashkise se Tir

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin: "Për rishpërndarjn e fondeve për financimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Tiranës".

Sipas këtij vendimi bashkise se Tiranes i shtohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh, per financimin e studimit të qendrës së qytetit të Tiranës.

Studimi urbanistik i qendrës së qytetit të Tiranës, eshte bere i domosdoshem, për shkak të intensifikimit të ndërtimeve të shumta, të cilat mjaft prej tyre kanë dalë jashte kontrollit. Vendimi për studimin e qendrës së Tiranës do te behet ne baze te vendimit të KRRTRSH, të datës 21.8.2002, ne te cilen u moren disa masa për studimin e qendrave të qyteteve, duke kushtëzuar dhënien e shesheve dhe lejëve të ndërtimeve, vetëm pas miratimit përfundimtar të KRRTRSH, të këtyre studimeve.
Qendra e Tiranës është qendra e Kryeqytetit të vendit dhe hartimi i një studimi të tillë është parësor. Ky studim ka specifikën e vet, mbasi funksionet e qendës kanë një shumëllojshmëri dhe janë unikale ndaj qendrave të tjera.
Procedura e përdorimit të këtij fondi në përputhje me ligjin, do të bëhet nga bashkia e Tiranës dhe hartimi i studimit të qendrës së Kryeqytetit do të bëhet në përputhje me procedurat e përcaktuara nga KRRTRSH sipas vendimit nr. 3 të datës 21 gusht të këtij viti.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›