Sanader dëmtoi buxhetin për 190 milionë euro?

Zagreb, 13 gusht - Gazetarët e Jutarnji lit të Zagrebit kanë përllogaritur se nga buxheti i shtetit kroat gjatë kohës së sundimit të kryeministrit Ivo Sanader në llogari private “kanë zbarkuar” 1.4 miliardë kuna, përkatësisht rreth 190 milionë euro.
Kjo është afërsisht shuma e cila është konstatuar tash në aferat e fundit korruptive. Gazeta shton se këto janë vetëm aferat e zbuluara, derisa ato të pazbuluarat janë pothuaj dhjetëfish më të larta dhe kurrë nuk do të mund të dihet se vërtetë sa para ia ka vjedhur qytetarëve partia HDZ.
Mendohet se shumëçka do të zbulohet me arrestimin e Wolfganag Kulterer, ish-kryetarit të bordit drejtues të bankës Hypo Alpe-Adria-Bank (HAAB). Këtë bankar, i cili e ka përhapur afarizmin e bankës austriake në Ballkan, akuzohet për një sërë kredish milionëshe pa mbulesë në vendet e rajonit. Në kroaci pritet shumë nga hetimi i Kultererit, pasi mendohet se ai do të tregojë shumë për rolin e kryeministrit të parafundit të Kroacisë Ivo Sanader.
Edhe vetë Kulterer akuzohet në Austri për përvetësim dhe keqpërdorim të rreth 100 milionë eurove.