Kufiri në Bellanoc hapet vitin e ardhshëm

Shkup, 13 gusht - Hapja e vendkalimit kufitar në Bellanoc, që lidh Maqedoninë me Kosovën, pritet të bëhet realitet vitin e ardhshëm, por ky vendkalim kufitar do të shërbejë vetëm për udhëtarë e jo edhe për transportin e mallrave. Kështu deklarojnë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë një ditë pasi Alsat-M njoftoi se hapja e kësaj pike kufitare është larg realitetit, si dhe për reagimet e banorëve nga të dyja anët e kufirit, të cilit deklaruan se më nuk i besojmë premtimeve të politikanëve.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme, Abdylkadër Memedi tha se hapjes së këtij vendkalimi kufitar do t’i paraprijë firmosja e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës, për qarkullimin lokal kufitar, si dhe asfaltimi i rrugës 14 kilometra nga fshati Sllupçan i Likovës deri në pikën kufitare.
“Në atë kalim kufitar do të mund të qarkullojnë të gjithë me pasaporta, por nuk do të jetë kalim kufitar ndërkombëtar, ku do të mund të zhvillohet transport i madh ndërkombëtar, ku do të mund të jetë qarkullimi siç është rasti me Bllacën apo kalimin kufitar me Jazhincën në Tetovë. Ky kalim do të jetë lokal, nënkupton që qytetarët të cilët jetojnë në zonën kufitare të dy anëve deri në brendi 20 kilometra me nënshkrim të një protokolli të veçantë do të mund të kalojnë kufirin me leje të veçanta, me leje speciale”, deklaroi sekretari shtetëror në MPJ.
Sipas marrëveshjes që pritet të nënshkruhet mes Maqedonisë dhe Kosovës, ky kalim kufitar do të jetë i përbashkët, pra kontrollet, shërbimet doganore dhe patrullimet do t’i bëjnë forca policore të të dy shteteve.
“Bëhet fjalë për kalim kufitar të shembullit të kalimit kufitar në Muriçan mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku kontrollimet dhe patrullimet do të jenë të përbashkëta maqedono- kosovare dhe kjo do të jetë shembull i parë i një kalimi të këtillë kufitar që do të hapet nga ana e RM-së me një shtet fqinj”, theksoi ai.
Ndërtimi i kalimit kufitar në Bellanoc do të kushtojë 1.2 milionë euro, ndërsa fondet janë siguruar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet komponentit për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës.