E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshton: Ditë e rëndësishme për Serbinë

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka përgëzuar shtetin serb për arrestimin e të akuzuarit për krime lufte në Kroaci.

"E mirëpres arrestimin e sotëm të Goran Haxhiqit. Kjo është një ditë e rëndësishme për Qeverinë e Serbisë dhe për angazhimin personal të presidentit Boris Tadiq", ka thënë Eshton.

Haxhiq akuzohet nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kroaci, në periudhën 1991-95.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›