E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhiç do të ekstradohet në Hagë brenda shtatë ditëve

“Ai do të ekstradohet drejt Hagës në rreth një javë, koha maksimale e lejuar me ligj që nga momenti që paraqitet në Gjykatën speciale të Krimeve të Luftës”, deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë serbe, Bruno Vekariç.

Ndërkohë, menjëherë pas arrestimit të të kërkuarit kanë reaguar edhe Presidentët e Serbisë dhe Kroacisë.
Kreu i shtetit serb, Boris Tadiç, tha se “me këtë arrestim, Serbia mbyll kapitullin më të vështirë në bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës”.

Kurse Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, u shpreh se arrestimi i Goran Haxhiç është  i vonuar, por drejtësia ia arrin gjithmonë qëllimit. “Sigurisht, mund të themi se ky arrestim është i vonuar. Drejtësia është e ngadaltë, por ajo ia arrin qëllimit”, tha Josipoviç.

Arrestimin e Haxhiç e përshëndeti sot edhe Bashkimi Evropian. “BE përshëndet me entuziazëm arrestimin e Goran Haxhiç nga autoritet serbe. Ky është një hap tjetër i madh i Serbisë drejt realizimit të perspektivës së saj evropiane”, bën të ditur një komunikatë e përbashkët e presidentit të BE-së, Herman Van Rompui, të Komisionit Evropian, Hozé Manuel Barroso, dhe e shefes së diplomacisë evropiane, Katerin Eshton.
/Start/

                                                                                             2011-07-20 14:13
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›