Pas ekstradimit - Ish kryeministri kroat Sanader deklaron se do te tregoje gjithcka

Nese une kam qene drejtuesi i nje shoqate kriminale nese kam qene bos i mafies atehere nuk e kuptoj se perse me kane ndjekur dhjete vjet me radhe- me keto fjale reagoi Ivo Sanader ndaj pretendimeve te ish shokeve te partise te cilet tani distancohen prej tij. Ata thone se nuk kane pasur dijeni per aferat korruptive te ish kryetarit te partise kroate ne pushtet HDZ. Kete e perserit pa pushim edhe pasuesja e Sanaderit ne kreun e partise Jadranka Kosor kryeministrja e Kroacise.
Korrupsion ne permasa te medha
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ekstradimi i Sanaderit nga Austria ne Kroaci. 18.07.2011 Sanader akzohet se eshte i perfshire ne shume afera korruptive. Ai akuzohet per abuzim posti dhe perfshirje ne makinacione kriminale. Ish kryeministri akuzohet per pervetesim te parave publike nga ndermarrje shteterore agjenci dhe ministri permes nje agjencie marketingu. Ai akuzohet gjithashtu se ka marre ryshfete nga banka austriake Hypo Alpe Adria Bank me aktivitet te gjere ne Evropen Juglindore per nje kredi te cilen qeveria kroate e ka marre nga kjo banke.
Me tej Sanader akuzohet se ka marre ryshfete nga koncerni energjetik MOL ne menyre qe ky te merrte drejtimin ne koncernin kroat te naftes dhe gazit natyror INA pa pasur shumicen e aksioneve.
Te henen ne mbremje 18.7. ish kryeministri kroat Ivo Sanader u ekstradua nga Salzburgu ne Zagreb. Keshtu Austria plotesoi kerkesen per ekstradim te Kroacise e cila ishte bere menjehere pas arrestimit te Sanaderit ne dhjetor te 2010. Ne fillim te dhjetorit Sanaderit iu hoq imuniteti nga parlamenti kroat autoritetet kroate nxorren nje urdher-arresti nderkombetar. Pas kesaj ai u largua nga vendi por u ndalua vetem nje dite me vone nga policia autriake.
Mangesi ne sistem
Sipas deshmive te tij Sanader do te beje pergjegjes edhe nje pjese te ish shokeve ne parti. Ne te gjithe kemi vendosur bashke ne HDZ dhe ne qeveri dhe qeveria nuk ishte kopesht femijesh ka deklaruar Sanader. Analistet dyshojne se partia ne pushtet HDZ do te vazhdoje te distancohet nga ish kryetari i saj. Keshtu synohet te shmanget dobesimi i pozicionit te partise dhe kryeministres Jadranka Kosor ne opinionin publik ne prag te zgjedhjeve parlamentare te ketij viti.
Ekspertet jane te mendimit se kryesia e partise dhe Kosor veshtire se do te kene sukses ne perpjekjen per te bindur publikun se nuk kane qene ne dijeni dhe nuk kane marre pjese ne aferat korruptive per te cilat akuzohet Sanaderi.
Sipas analistit kroat Andjelko Milardovic Sanader eshte nje bombe me sahat dhe nje thike me dy tehe per ish partine e tij. Milardovic argumenton se Sanaderit nuk i eshte dashur te krijoje struktura paralele per pasurimin vetjak apo financimin e partise. Ai vetem sa ka shfrytezuar boshlleqet ekzistuese ne legjislacion per pervetesimin e parave. Keto boshlleqe duhen mbyllur pak rendesi ka se kush e ben qeveria aktuale apo nje tjeter.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Distancim i plote nga Sanaderi dhe lufte kunder korrpsionit - kryeministrja kroate Jadranka Kosor hedh poshte cdo pretendim per bashkfajesi Partia qeverisese nen trysni
Nese rasti i Sanaderit do te kete pasoja negative mbi partine ne pushtet HDZ eshte e veshtire te vleresohet mendon gazetari Neven Santic. Zgjedhesit kroate kane treguar disa here se nuk kane patjeter sjellje racionale mendon Santic. Ndersa analisti Davor Gjenero mendon se HDZ ka humbur shume popullaritet qe nga zbulimi i skandalit. Kjo pasqyrohet edhe ne rezultatet e sondazheve aktuale.
Kryeministrja kroate Jadranka Kosor eshte levduar disa here nga Brukseli per angazhimin e saj rigoroz kunder korrupsionit ne Kroaci. Megjithate ky ka qene edhe nje nga kushtet qe BE i vuri Zagrebit per statusin e kandidatit.
Fale reformes se gjere te sistemit juridik ne Kroaci eshte i garantuar nje proces gjyqesor i drejte per Sanaderin vlereson BE.
Autore Gordana Simonovic / Mirjana Dikic/ E. Xhani
Redaktoi Mimoza Kelmendi