E Shtunë, 31 Tetor 2026

City çmenduri për De Rossin

Manchester City tremb Romën e Luis Enrikes. Skuadra e Premier Leagues angleze ka gati një ofertë monstruoze për mesfushorin Danile De Rossi. 9 milionë euro në sezon do i ofrohet lojtarit dhe 23 milionë euro verdhëekuqve për të siguruar shërbimet e kapitenit të ardhshëm siç cilësohet De Rosi te Roma.

Në lojë janë shumë para që e kanë bërë De Rossin të mendohet dhe të shohë në një tjetër këndvështrim të ardhmen e tij në kryeqytetin Italian. Roma me këto para do të tentonte më pas të merrte argjentinasin e Palermos, Javier Pastore por realisht pozicioni i shoqërisë verdhekuqe është i qartë që të mbajë De Rossin në skuadër pasi kapiteni i ardhshëm ika lënë shumë mbresa edhe trajenrit të ri, Luis Enrike. Konfirmime për një largim të De Rossit vijnë edhe nga grumbullimi i verdhekuqve.

Në momentin që Roma është grumbulluar në sheshin Municipio për të përshëndetur tifozët dhe në rastin e shitjes së fanellave dhe të asaj të De Rossit, kapiteni Toti ka zbuluar një detajë të rëndësishëm duke buzëqeshur. Ofroni shumë për këtë fanellë pasi është fanella e tij e fundit ai do të largohet. Në lidhje me këtë batutë të Tottit, De Rossi ka saktësuar se Totit i pëlqen që të bëjë shaka. Por nuk ka edhe shumë për të qeshur psi oferta e Roberto mancinit është e parefuzueshme.

Nëntë milionët e eurove që ka ofruar City për De Rossin janë më shuëm se dyfishi i 4.2 mln që përfiton te Roma. Kontrata e italianit skadon në vitin 2012 dhe drejtori i ri sportive Valter Sabatini vështirë se do ia rinovojë duke e paguar 6 mln euro në seozn aq sa kërkon De Rossi. Edhe nëse cdo gjë nuk do të përfundonte mirë me Cityn e ardhmaj e De Roossit është sërish në Angli pasi Chelsea po kërkon me ngulm një zëvendësues për Esien. Luis Enerike duhet të dorëzohet në mundësinë për të humbur mesfuishorin dhe do të bëjë gjithçka për të blerë një tjetër kampion ku Javier Pastore është në majën e dëshirave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›