Serbia arreston një tjetër të kërkuar nga Gjykata e Hagës

Goran Haxhiç, u arrestua pasi kërkohet për vrasjen e civilëve kroatë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila raporton se për arrestimin pritet të dalë në një konferencë shtypi edhe vetë presidenti serb Boris Tadiç, ashtu sikurse bëri me arrestimin e Ratko Mlladiçit pak javë më parë.
Haxhiç, 52-vjeç, u arratis në vitin 2004, ndërsa është i akuzuari i fundit për krimet në ish-Jugosllavi. Haxhiç ka udhëhequr trupat serbe në kohën e luftës në Kroaci. Tribunali i Hagës e akuzon atë për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe për dëbim të dhunshëm të rreth 28 mijë kroatëve dhe jo-serbëve gjatë luftës në Kroaci më 1991-1995
Prokurorët e OKB e kanë akuzuar atë me tetë akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë të tjera për shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës për përfshirjen e tij të dyshuar në persekutimet, shfarosjet, vrasjet, torturat, veprimet çnjerëzore, trajtimin mizor, deportimin, shkatërrimin me dashje dhe plaçkitjen e pronës private e publike.
Pasi Kroacia shpalli pavarësinë në 25 qershor 1991, Haxhiç u emërua president i qeverisë të Distriktit të vetëshpallur Autonom Serb të Slavonisë, Baranja dhe Sremit Perëndimor. Në 26 shkurt 1992, ai u zgjodh president i të ashtuquajturës Repuiblika e Krajinës Serbe dhe qëndroi në këtë post deri në dhjetor 1993. /Start/
2011-07-20 10:03