Eshton, Fyle: Presim hapa konkretë nga Serbia në funksion të integrimit

“Serbia tani mund të hedhë hapat përfundimtar në mënyrë që në shkurt të vitit të ardhshëm, të fitoj statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaruan sot shefja e politikës së jashtme të BE, Ketrin Eshton, dhe komisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle.
Më tej ata u shprehën të inkurajuar për përparimin e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës, me ndërmjetësimin e BE-së.
“Marrëveshja e fundit, e arritur para një jave dhe sinjalet pozitive të arritura në zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme tregojnë se jemi në rrugën e duhur”- pohuan Eshton dhe Fyle.