Kazakistan, arrestohen 16 persona për trazirat e dhjetorit

16 persona janë arrestuar në Kazakistan të dyshuar si pjesmarrës në trazirat 16 dhjetorit në qytetin e Zhanaozenit dhe qytetin e afërt të Shetpes, ku 16 persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën.Lajmi u bë i ditur nga Nurserik Sharipov, zyrtar në gjykatën e kahinës Mangystau në Kazakistan, ku shtoi se kishte prova se 16 të arrestuarit që janë në paraburgim ishin në Zhanaozen dhe Shetpe në ditën e dhunës.
Zhanaozen është një nga disa qytete në perëndim të Kazakistanit, ku punonjësit e naftës kanë qenë në grevë që nga muaji maj.
Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev tha të premten se një pjesë e pjesëmarrësve në dhunën e 16 dhjetorit kishin qenë të dehur dhe kishin marrë nga 20.000 tenge apo rreth 135 dollarë për të nxitur trazira.