E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet, mijëra pelegrinë drejt Beltlehemit

Mijëra pelegrinë të krishterë dhe turiste nga e gjithë bota i janë drejtuar Betlehemit, qytetit ku lindi Jezu Krishti. Rreth 90 mije vizitore pritet të mbërrijne në qytetin e Bregut Perendimor, ku do të zhvillohen ceremoni fetare dhe koncerte.

Festimet do të kulmojne ne meshen e mesnates që do të zhvillohen në Kishen e Lindjes, 1700 vjecare, e cila besohet se eshte ndertuar ne vendin ku lindi Jezu Krishti.
Njerez kendojne perreth pemes se Krishtlindjes, 15 metra e larte e vendosur ne “Sheshin Manger”.Restoratet dhe dyqanet jane te tejmbushur.

Kryebashkiku i Betlehemit Viktor Batarseh shpreson qe festimet do t`i afroje me shume palestinezet me endrren e madhe, shtetin e tyre.
Betlehemi ka qene nje qytet i qete në këto tre vitet e fundit, pas dhunes qe arriti kulmin ne vitin 2005. Si pasoje shume turiste evituan qytetin. Në tre vitet e fundit eshte shenuar nje rritje e qendrueshme e turizmit ne Bregun Perendimor, e cilesuar si “boom-i i turizmit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›