Siri, përcillen 44 viktimat e sulmeve të djeshme

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralet e 44 personave të vrarë në dy shpërthimet vetëvrasëse në Damask më 23 dhjetor. Shumë prej të pranishmëve që po përcillnin arkivolet, brohoritnin në mbështetje të presidentit Bashar al-Asad, i cili është përballur me demonstrata të dhunshme kundër pushtetit të tij që nga muaji mars.
OKB ka deklaruar se më tepër 5000 njerëz në Siri janë vrarë që kur këto demostratat kanë filluar.
Qeveria siriane fajëson Al-Kaidën për shpërthimet vetëvrasëse, por sot një grup tjetër, I vetëquajtur "Vëllazëria Myslimane e Sirisë" mori përgjegjësinë për sulmin.
"Vëllazëria Myslimane e Sirisë" në faqen e vet zyrtare ka njoftuar "një operacion i suksesshëm u bë nga katër antarë tonë të nxjerrë nga njerëzit tonë më të mirë, duke lënë shumë të vdekur dhe të plagosur nga radhët e bandave të Asadit".