E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshtra mbi token e Boboshtices

/ /

Per pasoje shirat e diteve te fundit kane nxjerre ne siperfaqe copa eshtrash te cilat jane te dukshme ne disa vende te kesaj varreze. Zbulimi i eshtrave ka ardhur jo vetem nga shirat por edhe nga punimet qe jane kryer per hedhjen e betonit duke i nxjerre ato me ne siperfaqe u shpreh i moshuari Ilo Kuneshka banor i Boboshtices. Shume prane vendit te memorialit aty ky fillojne shkallet prej betoni qe zbresin deri poshte duket nje grumbull eshtrash te cilat nuk lene asnje dyshim se kane dale nga varret e vjetra te Boboshtices. Pjesa me e madhe e tyre jane ne te majte te rruges prane sheshit te betonuar te kryqit ndersa te tjera shfaqen ne siperfaqe te tokes edhe ne vende te tjera te varrezes. Sipas banoreve kjo ndodh per shkak te demtimeve qe jane bere gjate punimeve ku do te hidhej betoni. Ilo Kuneshka u shpreh se me pare nuk kishte eshtra keshtu ne siperfaqe. Po i shohim tani pas punimeve apo germimeve per te ndertuar shkallet prej betoni. Sipas tij kjo eshte pamja qe deshmon me se miri demtimin e varrezave te vjetra ndersa pohoi se eshte i bindur se poshte betonit shtrihet nje radhe varresh. Pas reagimit te diteve te fundit te banoreve komuna nuk ka kryer asnje veprim konkret qe te prishet rruga prej betoni. Nga ana e Komunes Drenove pasi eshte bere verifikimi thuhet se nuk mund te nderhyhet ne kete vend qe eshte prone e kishes. Por nderkaq komuna pranon se edhe ne kete prone te kishes duhej te ishte marre leje per ndertimin qe eshte kryer ne hedhjen e betonit tek bazamenti i kryqit dhe shtrimin e rruges me beton. Pritet qe nga pushteti vendor te kete nje reagim konkret pas te dieles. Kjo pasi kete dite pritet te vijne vizitore jo te pakte nga Greqia. Vizita do te kryhet me rastin e nje feste e cila behet ne kete shtet te rezistences ndaj Turqise. Sic eshte bere ritual cdo vit do te kryhen vizita edhe ne varrezat e vjetra te fshatit Boboshtice ku eshte ngritur memoriali ne nderim te ushtarit te rene grek. Punimet per te mbuluar me beton bazamentin e kryqit dhe shkallet prej betoni jane bere qe kete vit te krijohet nje vend me i pershtatshem per vizitoret nga Greqia. Pas kesaj vizite nga ana e komunes se Drenoves mund te merret nje vendim se si do te veprohet me betonimin e nje pjese te varrezave te vjetra te fshatit Boboshtice qe eshte bere pa leje ndertimi dhe sipas te dhenave vetem me nje aprovim te kishes.

KORE/ GEZIM ASHIMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›