E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadare Ramiz Alia nje fatkeqesi per Shqiperine

/ /

Si i mbijetoi nje shkrimtari i konsideruar agjent nen diktature dhe si i shpetoi nje gjendjeje te mundshme depresive.
Kane kaluar pothuajse 20 vjet qe nga rrezimi i komunizmit. Ne momentin kur Enver Hoxha vdiq a kishit iluzion se Shqiperia do te hapej
Po natyrisht. Si te gjithe. Mund te thuash se te gjithe kishin. Iluzioni eshte instiktiv. Kur ka nje tirani te zgjatur cdo vdekje e tiranit krijon iluzione ne menyre te padiskutueshme. Sa me e eger te jete tirania sa me e gjate te jete ajo aq me i forte eshte iluzioni. Me teper eshte i arsyeshem se sa i paarsyeshem por mjafton dhe ai i paarsyeshmi per te krijuar atmosfere iluzive absolute.
Enver Hoxha e kishte shenjuar ne nje fare mase pasardhesin e tij ishte Ramiz Alia i cili ne ate kohe e drejtonte shtetin de jure por edhe de fakto. Ju e keni njohur Aline edhe para vdekjes se Hoxhes cmendimi kishit per te
Mendimi per Ramiz Aline ka qene disi jo brenda klisheve te sistemit komunist. Ishte e rralle per ate sistem pasi zakonisht pasardhesi modelohej sipas diktatorit. I ngjan qofte nga xhestet nga fjalet nga hija... Zgjidhet si i tille qe te mos krijoje zhgenjimin e zbutjes. Per habi Ramiz Alia nuk e jepte kete peshe te diktatorit. Ishte nje natyre qe te jepte pershtypjen qe ishte i modelueshem. Ishte me i bute se cdo diktator. Mund ti thoshe gjera per te cilat mund te pendoheshe me vone te thoshe Ku dreqin ia thashe kete gje.. Por ne menyre te natyrshme nuk kishe frike pse ia kishe thene.
A ishte i hapur drejt Perendimit qofte ne biseda qofte menderisht
Jo. Me teper ishte nje hapje thjesht qe vinte si mungese karakteri ose nje karakter i trajtueshem i perthyeshem. Nuk ishte si rezultat i nje bindjeje te tij te brendshme.
A mund te thuhet se Ramiz Alia ishte pasardhesi me pozitiv nga ata qe Enver Hoxha dukej se do te linte pas
Po keshtu dukej sidomos ne fillim. Ose ashtu perfytyrohej ne mendjet e shumices se shqiptareve. Por ne fakt ai ishte nje pasardhes i stilit te bute.
fare do te thote kjo
Domethene i stilit kinse te bute por qe si perfundim ishte e njejta gje.
A keni pasur raste te takoni dhe te flisni me Ramiz Aline pas viteve 90 per ceshtje delikate
Po absolutisht. Me te mund ti beje bisedat te vije ne shtepi e ti thoshe gruas ose njeriut te afert qe biseduam kete dhe kete dhe per cudi arritem te bisedonim... Te linte gjithmone nje shprese se dicka do te ndodhte. Por me vone shume shpejt vinte zhgenjimi gjithmone. Nuk ka ndodhur vetem me mua por edhe me te tjere qe me kane treguar.
Pra Ramiz Alia te priste mire por nuk reagonte
Si duket ne ate cast ai kur ishte me ty pesonte nje lloj pershtatjeje. Ka natyra te tilla qe per arsye karakteriale me shume se sa bindjeje politike apo ideologjike arrijne nje lloj pershtatjeje me ty. Dhe pastaj kjo pershtatje dehje e castit venitej dhe i linte vendin nje shterpesie te zakonshme te komunizmit.
Cili ka qene momenti i pare kur u zhgenjyet nga Ramiz Alia
Zhgenjimet kane qene te herepashershme. Por si te thuash te durueshme. Ky sistem krijon brumin e njerezve te vecante te cilet jane te pandreqshem nga nje pikepamje. Mirepo njeriu ka gjithnje prirjen te besoje se dicka do te thyhet do te ndryshoje.
Po zhgenjimi final
Zhgenjimi final ishte kur kam bere dy takime me te ne fillim te vitit 90 ku i kam trajtuar probleme jashtezakonisht delikate. Pak a shume ato qe i kam shkruar dhe i kam botuar ne letren time dhe i kam trajtuar me goje.
Ju vendoset ta takonit per ti folur hapur
Po absolutisht. I kam folur hapur te gjitha problemet qe kam shkruar ne leter. Duke filluar nga ato me te rendat e nje diktature sic eshte terrori. I kam folur hapur se ne vendin tone kishte terror vrasje tortura shkelje te ligjit shkelje te te drejtave te njeriut te gjitha...
A ishte e rende te trokisje tek diktatori dhe te vije gishtin mbi plaget e ketij regjimi
Jo. Me te cuditerisht ne ate kohe nuk ishte ndonje guxim i madh qe te vendosje te shkoje e ti thoshe ca gjera. Shkova me gjakftohtesi. Madje ende sot ne arkivat e mia kam shenimet pyetjet qe do ti beja te dhjeta faqet me shenime dhe pikat qe do te bisedoja me te. I kam menduar te gjitha me gjakftohtesi. Problemin e Stalinit te marksizem-leninizmit ne shkalle boterore problemin e fese... Por kryesisht ishin problemet e shtrengeses dhe te terrorit.
Cili ishte reagimi i tij
Nuk mund te them se ishte fare i keq. Kishte rezerva teksa thoshte se jo po nuk eshte ashtu ndoshta ke mungese informimi po kjo gje ka filluar te korrigjohet. Ishte relativisht pozitiv. Aq sa mund te ishte nga nje shef komunist. Por pas 3-4 javesh vendosja tia shkruaj te gjitha ato qe i thashe sepse papritur fillova te dyshoj se nuk ishte ashtu sic e kisha menduar. Duke pritur me padurim shenjat e ndryshimit qe ai dha te kuptohej se do te ndodhte per habi shikoj se asgje nuk po ndryshonte. Ne letren time ka se paku dhjete emra qe denoncohen emra te rendesishem duke perfshire edhe anetare te Byrose Politike qe praktikisht denoncohen si kriminele. Lihet te kuptohet qe po bejne krime po torturojne njerez po krijojne vrasje ne kufi etj.
Reagimi i tij ishte i ndryshem nga ai ne zyre
Reagimi i tij ishte katastrofik. Pergjigjja ishte nje shemtire morale e paperfytyrueshme. Ne castin qe kam marre letren e tij i kam thene sime shoqeje Helenes se ne duhet te iknim nga ky vend menjehere sepse ketu nuk ndryshonte asgje. Une doja te gjeja nje tribune per ti thene keto mendime. Pasi me dha pergjigjen kuptova se ky njeri absolutisht eshte fatkeqesi e Shqiperise. Per mundesite qe kishte dhe qe ai nuk kreu asnje prej tyre e shnderruan ne nje fatkeqesi. Koha e tregoi me vone se ishte vertet keshtu. Dhe une qe ate dite qe kam marre pergjigjen e tij kam pritur vec rastin te largohem edhe per te folur haptazi per punet e Shqiperise.
Ishte e pamundur qe ti thoshit ne Shqiperi publikisht
E pamundur absolutisht. Si mund te thoshe ne Shqiperi qe shefin e sigurise me emer Zylyftar Ramizi e urrejne gjithe shqiptaret sepse torturon njerez.
Ramiz Alia thote se ju ka thirrur ne nje takim me intelektualet dhe ka kerkuar nga nje mendim per pluralizmin politik...
Kjo eshte nje nga genjeshtrat me te medha qe ka ndodhur ne vitet 90. Takimi me intelektualet ishte nje farse e gjitha. Si mendoni ju se nuk do kisha guximin ti thosha Ramiz Alise dy fjale per terrorizmin kur i kisha shkruar gjithe ato te zeza ne leter.
Perse ishte nje farse takimi me intelektualet
Ishte ndertuar i gjithi si nje skenografi e keqe per te hapur te nesermen ne te gjithe Tiranen qe Ramiz Alia donte te liberalizonte vendin ta demokratizonte por medet e penguan intelektualet dhe ne radhe te pare shkrimtaret. Mund te mendohet ne ndonje vend qe nje diktator pak me i bute por megjithate nje diktator te kerkoje te liberalizoje vendin dhe te dalin shkrimtaret ta pengojne Nuk ka bere vaki ndonjehere. Kjo ishte thelbi pse u organizua ky takim.
Pse nuk folet hapur ne kete takim nderkohe qe e kishit bere kete ne takimet vetem per vetem me te
Sepse ai me dha mua nje pergjigje paralajmeruese. Ai beri nje paralajmerim shume te keq ne ate mbledhje. Paralajmerim te cilin e zhduku nga te gjitha dokumentet dhe qe njerezit per turp te tyre nuk kane guximin ta thone ende sot. Ai na tha se perpara se te flisnim per pluralizmin do te na jepte nje informacion Nga informacionet qe ka shteti shqiptar duhet te dini se nepermjet kesaj parulle borgjezia nderkombetare me agjentet e saj ne Shqiperi do qe te permbyse pushtetin. Keshtu na quajti ne qe kishim ndermend te flisnim. Ata qe thone se ishte konsultim i hapur genjejne te gjithe. Po te shikoni teksti im atje eshte pa kuptim. Teater absurd. Ka 3-4 fraza te miat ne ate dokument. Dy fraza jane qe Une nuk e di cdo te thote kjo fjale. Ju mendoni se mund te pergjigjet ndonje shkrimtar ne kete menyre Dhe ai thoshte Po si more nuk e dini se cfare eshte pluralizmi Dhe them prape se nuk e di si kuptohet ketu kjo fjale ju na quajtet ne agjente. Kisha 10 vjet qe e dija se me quanin agjent. Fraza ime e trete dhe e fundit ishte se ky diskutim eshte teper i renduar politikisht. Ku eshte i renduar ky diskutim politikisht Aty nuk del asgje. Diskutim i renduar politikisht do te thote se ai beri paralajmerime se ata qe flasin per pluralizmin jane agjente.
Bashkim Shehu djali i Mehmet Shehut ne librin e tij Vjeshta e ankthit deklaron se i ati i tij Kryeministri Shehu i kish thene se ju ishit agjent i Perendimit. A eshte pak paradoksale kjo situate Kryeministri ju quante agjent te Perendimit ju vazhdonit te botonit librat tuaj... ka ndodhur realisht A eshte e vertete qe Bashkim Shehu e ka bere kete bisede me ju
shte plotesisht e vertete. E ka shkruar ne librin e tij Vjeshta e ankthit. Libri eshte botuar edhe ne gjuhe te huaja. shte nje deshmi e jashtezakonshme. Ka ardhur tek une ne shtator te vitit 1981 dhe me tha Kam nje bisede te rendesishme qe ti duhet ta dish patjeter pasi nuk mund te fle i qete po nuk ta thashe. Dhe ma tha me dy fjale Im ate dje eshte grindur me mua dhe me ka thene Nuk do ta takosh me Ismail Kadarene sepse sipas mendimit tone ai eshte agjent i Perendimit ai ishte shkrimtar i ri dhe takohej me mua dhe me tregonte tekstet e tij. Tju saktesoj dicka. Bashkim Shehu iku i tronditur dhe erdhi pas nje ore prape dhe me tha Dua ta plotesoj ate qe te thashe sepse prape nuk jam i qete. Nuk eshte vetem mendimi i tim eti por kete mendim ma tha dje pasi ka dale nga zyra e Enver Hoxhes.
Kjo ishte kambana qe binte
Sigurisht. Une e kisha degjuar kete gje nga sigurimsat nga keta idiotet e diktatures nga lloj-lloj njerezish qe kercellinin dhembet Ah keta shkrimtaret ti kemi ne dore pa jua rregullojme neve Njihej kjo gje. E kam shkruar 20 vite perpara se si perceptoheshin shkrimtaret dhe intelektualet nga njerezit e sigurimit.
U trembet
U paralizova me teper se u tremba per nje moment. Por ngaqe e dija kete gje cuditerisht po te them qe nuk u tremba sdo te me besoje.. Askush nuk me beson. Nuk e di se cfare ka qene por ka qene me teper nje paralize si njeriu kur del nga nje spital ku merr vesh se ka nje semundje te rende. Nje njeri ne nje diktature kur merr vesh qe e shohin me sy te keq sigurisht qe ka pakenaqesi. Kur merr vesh qe e shohin me nje sy shume te keq sigurisht qe ka nje tronditje edhe me te madhe dhe kur merr vesh se i bejne nje akuze kaq te rende ai duhet te bjere ne depresion. Nuk kam rene ne depresion dhe kjo me jep te drejten te them qe ajo trembje ka qene disi e nderlikuar.
Ne ckuptim e nderlikuar
Ky ishte verifikimi i dickaje qe e dija. Por e dija si nje mendim i pjeses me vulgare te diktatures mendim i delenxhinjve sherbetoreve.
Ne fakt nuk ishte keshtu ishte mendimi edhe i njerezve me te rendesishem te regjimit
Pra ishin kryesoret qe e kishin kete mendim. Prape mendova se ky mendim nuk mund te ishte i rastit i tanishem. Duhet te ishte disi i vjeter dhe instikti me tha qe une kam jetuar me kete akuze me kete semundje. Do te them tani dicka qe mund te duket paradoksale. Sa me beri keq ne cast nje lajm i tille ashtu sic erdhi aq edhe me ka bere mire. Sepse kuptova qe ne ate shtet mund te jetoja edhe me ate akuze supreme qe ishte paradoksi me i madh. Ne mendjen e tyre isha shkrimtar njekohesisht agjent por qe te jem i sinqerte nuk e besoja se ata e besonin kete gje. Po ata eksitonin veten. Do te ishte me mire qe te isha vertet nje agjent sepse se paku do te isha i qete se jam nje agjent qe i sherbej dickaje se kam nje mbrojtje te huaj te burimit ndaj te cilit jam agjent. Kjo ishte me paradoksalja. Por nga ana tjeter une u mesova me kete gje. Kalonin muajt kalonin vitet botoja normalisht. Me e gezueshme ishte per qenien time qe nuk rashe ne depresion por vazhdova qe te shkruaja normalisht.
Cili eshte shpjegimi magjia qe nuk u ndeshkuat dhe arritet te mbijetonit ne diktature
Nuk eshte kaq magjike eshte dukuri shume e njohur. Shkrimtaret teper te njohur denohen me shume veshtiresi. Sa denohen me aq lehtesi disa here po keshtu nuk denohen me aq lehtesi sa mund te kujtohet. Po te shikojme pervojen ruse sovjetike shkrimtaret jane denuar ne menyren me ekstreme me te skajshme flas per shkrimtare te njohur por eshte gjithashtu mbyllur syri per shkrimtare po aq te njohur dhe po aq te rrezikshem ne menyre po te skajshme.
Nese regjimi nuk reagoi ndaj jush a tentoi tju joshte tju jepte privilegje
Privilegji edhe terrori shkojne bashke. Te gjithe shkrimtaret artistet apo intelektualet e njohur ne nje sistem tiran ne diktature jane ne nje fare menyre te privilegjuar. Ekzistojne personalitete te njohur te privilegjuar sepse ndodh qe regjimi te ta prese cdo burim dhe ti te mos mundesh te kesh asnje akses ne njohje. Vogelsia e Shqiperise ne kete rast e bente pak te veshtire kete gje. Ishte nje cilesi pozitive e vogelsise. Nuk ishte aq e lehte qe te menjanoje nje shkrimtar artist apo filozof te njohur gje qe ishte shume e lehte ne vende si Rusia apo Kina. Pra ishte kjo gje qe per sa kohe qe botoje dhe shkruaje ishe i privilegjuar ne thelb dhe nuk mund te thoshe kurre qe ishe njeri i persekutuar sepse persekutimi ishte kaq i eger dhe kaq i dukshem ne shtresat e tjera te popullsise sa fakti qe kishe nje publikim ishte nje privilegj i madh.
Raportet tuaja kane qene problematike me nje pjese te regjimit apo dhe me vete Enver Hoxhen
Misteri ose magjia e mbijeteses ne nje regjim te tille varet nga sunduesi kryesor dhe une ate mbrojtje po e kam pasur.
Ne arkivat e Sigurimit te Shtetit dosja juaj figuronte si nje nga me te trashat. E kishit vene re qe ndiqeshit
Jo. Domethene e merrja me mend se duhej te ndiqesha. U mesova me kete gje. Me intuite e dija. Si cdo shkrimtar i njohur kisha qene ne Moske. Kisha mesuar shume sekrete te sistemit stalinist se bisedohej atje midis studenteve dhe kam mesuar shume gjera si pergjoheshin shkrimtaret dite e nate megjithate jetonin normalisht.
Qellonte qe dallonit ndonje njeri qe vinte tju nxirrte informacione apo vinte per tju provokuar
Qellonte por per cudi nuk me shqetesonte shume per faktin qe pak a shume e dija dhe dyshoja. Ka pasur raste kur ndonje njeri i Sigurimit me ka paralajmeruar. Pa me njohur fare thjesht nga dashuria per letersine. Madje nje here me ka thene edhe diten kur do te vinte nje spiun dhe se duhej te beja kujdes sepse kishte regjistrues.
A erdhi ai person E njihnit
Po e njihja. Ishte nje shkrimtar dhe isha i paralajmeruar per kete. Mbaj mend edhe diten. Ka qene e merkure tek Flora.
Dhe biseda rrodhi normalisht
Po. Biseda eshte nje histori shume e nderlikuar dhe ne fund te fundit nje histori e bukur njerezore. Ishte nje nga shoket e mi me te mire nje mik i vjeter shkolle dhe u trishtova shume kur degjova qe do te vinte ai. Por nje ndjesi me thoshte qe nuk ishte per keq kjo pune. Nuk do te demtonte.
Ai erdhi me porosi te regjistronte biseden me ju
Po dhe une e dija. Dhe pastaj komentet qe i beri bisedes sime ishin qe te me lehtesonte mua sa me shume. Po sepse une smund te beja me te nje bisede te ndryshme nga ato qe kisha bere dhjetera here.
Pra nuk ndryshuat rrjedhen e bisedes pavaresisht se e dinit se ai kishte regjistrues
Nuk eshte kaq e lehte te shpjegohet por e mendova se si duhet te sillem. Te sillesha ne ate menyre qe te isha i besueshem. Thashe ca pakenaqesi te thjeshta. Ishin pakenaqesi qe nje shkrimtari i faleshin. Madje i quheshin shyqyr qe ka kaq e nuk ka me teper. Se pakenaqesine supreme duhet ta kishe kunder Enver Hoxhes.
Gje qe ju nuk e benit
Jo. Kisha shume kujdes.
Cilat kane qene raportet tuaja me bashkeshorten e Enver Hoxhes
Shume te ftohta. Ajo ka qene mosbesuese dihej ajo pune. Por kjo gje nuk me shqetesonte.
Dhe gjate viteve 1989-1990
As me interesonte fare sepse kisha nje armiqesi pothuajse te hapur me te.
Ka pasur momente kur ju e ndienit se mund te flisnit publikisht dhe te mos ndeshkoheshit
Asnjehere. Ende jo. Sepse ne vitin 1990 ishin te dyja dhe nje lloj lirimi dhe nje rrezikim nga nje diktature ne panik. Nje diktature ne panik eshte shume e rrezikshme.
A ishit i konfrontuar me Sigurimin e Shtetit pas botimit te romanit Thikat dhe sulmet qe i keni bere ne letren e dorezuar Ramiz Alise Kishit presione ne ate kohe
Jo. Nuk kam pasur ndonje konfrontim te hapur asnjehere. Ata me shmangeshin mua. Nuk mund te ankohem skam pasur asnje konfrontim direkt. Dhe ne letren time i shkruaj Ramiz Alise se nuk kam ndonje obsesion per policine ose per zbulimin shqiptar. Por nga ana tjeter qe te jem i sinqerte nuk kam ndonje respekt sepse ka 20 vjet qe letrat e mia hapen.
Pas rrezimit te Murit te Berlinit dhe ndryshimeve ne Europen Lindore ishit i sigurt se edhe ne Shqiperi do te ndodhte ndryshimi
Po isha i sigurt.
A tentuat ne ate kohe qe te dilnit publikisht dhe te krijonit nje lloj disidence
Ishte krejtesisht e pamundur. Nuk njoh asnje qe ka tentuar.
Po ju do te kishit deshire ta benit apo ishit indiferent
Natyra ime ka qene e papershtatshme per angazhime publike qe duan vrull kontakt publik me masa me turma. Sepse ne raste te tilla qe ti hysh kesaj gjeje duhet te perballesh me to. Ka qene e huaj per mua. Kjo eshte vertetuar kur kam pasur mundesine te kem poste te tilla shume te larta dhe me sinqeritetin me te madh i kam shmangur refuzuar dhe nuk kam pasur asnje grimce pendimi. Pra kam vertetuar se nuk e kam dashur asnjehere kete karriere.
Ne korrik te vitit 1990 me shume se 5000 vete u futen ne ambasadat e huaja. Si e mbani mend kete moment Si e perjetuat
E mbaj mend shume mire. Ishte nje aksion i madh pas te cilit regjimit ishte shansi i fundit qe i jepej per te bere ate ndryshim qe ishte pritur prej kohesh. Qendrimi ndaj kesaj ngjarjeje te rendesishme ishte nga me ciniket me idiotet dhe nga me te egrit qe mund te mendohet.
Nje pjese e intelektualeve te asaj kohe e denuan gjestin e emigranteve publikisht ne Televizionin Publik Shqiptar. Midis zerave qe qarkullonin thuhej se edhe ju i keni quajtur si jashteqitja e kombit...
Ishte nje nga shpifjet me te ndyra te Sigurimit shqiptar te partise edhe te shtetit. Ishte kryekeput nje genjeshter. Perkundrazi ne ate kohe gjeja e pare qe bera kur kam shkuar ne France ishte mbrojtja e emigranteve shqiptare.
Ju thate se me te marre pergjigjen e Alise ne maj te vitit 1990 vendoset te iknit nga Shqiperia. Kur e realizuat kete plan
Ne rastin me te pare. Nuk do te kaperceja ndonje mal apo ndonje liqen sigurisht do te prisja ndonje ftese nga botuesi im nga dalja e librit tim ne shtator. Prandaj ne ate mbledhjen e famshme te intelektualeve nderkaq kisha pasaporten ne xhep per te dale jashte dhe per te ikur. Gjendja ime shpirterore ishte e kushtezuar edhe nga kjo gje. Me veten time i thosha Ramiz Alise Fol se shume shpejt do te bisedojme edhe per kete gje. Ishte fund i gushtit ne ate kohe dhe ikja ne shtator.
Si ju lejoi regjimi komunist qe te largoheshit me gjithe familjen
Ka qene nje lloj nderlikimi i bere me qellim. Ftesen e kisha bashke me time shoqe ne promovimin e librit ndersa njera nga vajzat kishte kohe qe bente nje stazh ne France. Gjithe puna ishte per vajzen e dyte. I lajmeruar nga vajza e madhe botuesi erdhi vetem per kete gje te merrte vajzen e vogel si mysafire. Ne ate kohe perfitova nga nje fare heqjeje vemendjeje sepse u hap lajmi se Ramiz Alia do te shkoje ne Amerike. Si te thuash pati ketu nje lloj shthurjeje te vigjilences dhe vajza ime shkoi atje. E moren ata burre e grua. U duk e besueshme kjo gje keshtu qe qelluam atje te gjithe. Ne shkuam ne shtator atje. Madje po hap nje paranteze nuk e kam percjelle aspak Ramiz Aline sic thote tani andej-ketej se me percolli Ismail Kadare ne aeroport. Une kam qene ne France ne ate kohe.
Ramiz Alia thote se ju mban mend ne aeroport se ju ka dhene doren
Behuni pak kurioz shkoni e gjeni arkivat dhe po e pate fytyren time atje... Kam qene ne France ne Paris. E them me pergjegjesi te plote.
Vendimin per tu larguar e keni marre ne 25-26 tetor perse pritet nje muaj e gjysme
Prita pikerisht nga udhetimi i Ramiz Alise ne Amerike. Nuk e besoja se ky udhetim do te behej vertet. Por kur e mesova qe u be atehere i thashe sime shoqeje mos kishte ndodhur ndonje mrekulli. Se perderisa Presidenti shqiptar shkon ne Shtetet e Bashkuara dicka qe nuk e dime mund te kete ndodhur. Mendova se ndoshta ka ndodhur ndonje zhvillim pozitiv jashtezakonisht i forte. Ne fakt ai ka qene nje udhetim blof. Me sa di une nuk ka qene fare udhetim zyrtar. E kam marre vesh nga diplomatet tane ne Paris kur me treguan per te famshmen qe paskam thene nje here e u be buje se e kane shoqeruar shqiptaret e armatosur. Po eshte e vertete. Jam revoltuar nga kjo gje sepse e kuptova se ishte nje udhetim blof. Diplomatet me thane se ishte sukses i madh vizita e Ramiz Alise ne Amerike se shkoi shume mire dhe e shoqeronin shqiptare te armatosur. Nga kjo kuptova se ishte nje bllof. Ketu rikonfirmova vendimin per te ikur se ne kete vend nuk behet asgje.

Blendi Fevziu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›