E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Ilir Koldashit deshmon vellai

/ /

Deshmitari Petrit Koldashi tha se nuk kishte qene i pranishem ne ngjarje por te dhenat rreth krimit i kishte mesuar nga nje prej te pranishmeve ne debatin qe u pasua me pas me plagosjen e rende dhe vdekjen e vellait te vet. Ne rrefimin e tij ne seancen ndaj bandes se Durresit Koldashi permendi disa prej emrave te te pandehurve por nuk akuzoi asnje per vrasjen e te vellait. Nuk e kam mesuar kush e ka gjuajtur tha Petrit Koldashi. Sipas tij dy prej te pandehurve ishin distancuar nga ngjarja ne nje menyre njerezore sipas zakoneve te vjetra duke i thene nuk ke hak te ne. Ilir Koldashi eshte vellai im. Ai eshte vrare me 31 tetor te vitit 2005 ne hyrje te Sheraton-it. Ka qene me nje shokun e vet atje i cili quhej Shkelqim. Aty jashte ka qene duke bere debat Kujtim Buna me shefin e bodigardeve Urim Rexhepaj. Pastaj kane ardhur dy vete nga pas Endrit Dokle dhe Adriatik Coli. Jashte kane bere debat Kujtimi me Ilirin dhe me Urim Rexhepajn. Keto rrethana mua mi ka treguar Urimi te cilin e kam takuar nje jave pas ngjarjes. Me tha se u be debati dhe dikush gjuajti me arme. Nuk e di se kush e ka qelluar u shpreh deshmitari. Ai pohoi se ngjarjen e kishte mesuar ne oren 1 te mengjesit dhe fillimisht i kishin thene se vellai ishte plagosur dhe ishte derguar ne Spitalin Ushtarak. Vellai i viktimes tregoi per nje takim mes tij dhe vellait te Kujtim Bunes pak dite pas ngjarjes. Disa dite pas ngjarjes kam takuar Isuf Bunen vellain e Kujtim Bunes. Isuf Buna me tha se Indriti dhe Kujtimi nuk kishin qelluar mbi Ilirin. Ai me tha qe ta kemi ne gjakun sipas zakonit nese del se e kane qelluar ata te dy citoi deshmitari. Ai tha se pas ngjarjes ishte pyetur ne Prokurorine e Rrethit nese kishte ndonje hasmeri. U kam thene qe skam asnje perplasje me ta u shpreh Koldashi. Ne seancen e djeshme gjykata u njoh edhe me deshmite e Shpresa Arapit dhe Anita Zgurit. Deshmitarja Arapi tregoi qe kishte mbajtur nje automjet te familjes se Adriatik Colit qe me pas ishte sekuestruar nga prokuroria ne oborrin e shtepise. E ema e Tikut me tha se do ta perdornin per pune pasi ata merreshim me tregti rrobash te vjetra tha deshmitarja. Po dje perfaqesuesit e prokurorise pohuan para gjykates heqjen dore nga pyetja e deshmitareve te mbetur per tu thirrur ne proces. Mesohet se deri tashme jane pyetur rreth 100 deshmitare ndersa u hoq dore per rreth 40 te tjere. Ne seancen e ardhshme shqyrtimi gjyqesor do te vijoje me pyetjen e te pandehurve. Avokati Gazetat publikuan foto te shemtuar per Kotorrin

TIRAN - Nje prej avokateve mbrojtes te Lulzim Berishes u ankua dje para gjykates per menyren se si ishte mbuluar nga mediat seanca e se henes e ketij procesi. Ne gazeta ishte publikuar nje foto e Fiorentina Kotorrit ne paraburgim. Ne e pame ne seancen e kaluar qe Fiorentina ishte femer e bukur. Pse gazetat kane nxjerre nje foto te saj ne ambientet e paraburgimit u shpreh mbrojtesi ligjor. Kryesuesi i seances gjyqtari Gurali Brahimllari pohoi se kjo nuk eshte pergjegjesi e gjykates. Fiorentina Kotorri deshmoi dy seanca me pare ne kete proces. Ajo pohoi para gjykates se kishte pasur njohje me te pandehurin Lulzim Berisha para arrestimit te tij ne vitin 2006.

Armand Bajrami

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›