Vrasja e ish-atletit, në pranga një 52-vjecar
TIRANë- Ka përfunduar dje në prangat e policisë 52 vjeçari Avni Gasa, banor i Tiranës, i dyshuar si autori i vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në Kamëz, ku mbeti i vrarë ish-atleti Hasan Rakipi. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë sot se 52 vjeçari Gasa, dyshohet të jetë autor i vrasjes së 56 vjeçarit Rakipi, i vrarë në një lokal të Kamzës në Tiranë. 56 vjeçari Rakipi, u qëllua me armë zjarri pasditen e së shtunës, në një nga lokalet e Kamzës, ndërsa autori i kësaj vrasjeje u largua nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor, i ngritur në vendngjarje nisi punën hetimore për zbardhjen e ngjarjes, autorin si dhe motivet, ndërkohë që në akset rrugore të Tiranës, u ngritën edhe disa postoblloqe policie.(m.a/BalkanWeb)