Shorti, e shkreta Shqipëri!
Leonard KarajKombëtarja shqiptare bën pjesë në grupin D sëbashku me Francën, Rumaninë, Bosnjën, Bjellorusinë dhe Luksemburgun për kualifikimet e EURO 2012. Shorti është hedhur dje në Varshavë.Ajo që të bie menjëherë në sy është fakti se do të luajmë ndaj skuadrash shumë të forta (të paktën në teori) dhe mjaft të varfra përsa i përket të drejtës TV. Nëse do të ndalemi tek kjo e fundit, vetëm Franca mund të paguajë sadopak për ndeshjet që do zhvillojë ndaj Shqipërisë, kurse ekipet e tjera, të njohura përgjithësisht për bilance jo shumë të mira të federatave të tyre, thuajse nuk do të paguajnë asnjë kacidhe për të drejtën TV. Një gjë të tillë e ka konfirmuar menjëherë pas shortit edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Sipas tij vetëm francezët mund të japin diçka ndërsa shtetet e tjera janë në një stad përsa i përket të ardhurave me federatën tonë.Rivalët I njohim thuajse të gjitha. Me disa prej tyre kemi luajtur që në krye të herës. Me të tjerat, vetëm pas viteve 90-të dhe madje edhe 2000. Por kjo ca për shkak se shorti nuk ka përplasur me ta ca edhe se federata si ajo e Bosnjës dhe Bjellorusisë janë themeluar vetëm pas ndarjes së ish-Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik. Nuk mund të konsiderohet një grup i hekurt (të paktën jo nga specialistët e futbollit), por kur vjen puna tek Kombëtarja jonë, teorikisht ia dalim vetëm ndaj Luksemburgut, vend jo vetëm me një futboll modest por edhe gjeografikisht më i vogël se ne. Luksemburgu të mahnit me standardin ekonomik dhe infrastrukturën, por për futboll nuk ia thotë shumë. I shtrirë në qendër të Evropës mes Francës dhe Gjermanisë në një sipërfaqe prej 2586 KM², Luksemburgu numëron jo më shumë se 550 mijë banorë, por me një mirëqënie ekonomike nga më të lartat në Evropë, mesatarisht 87,995 dollarë për person në vit. Teorikisht, ekipi më i dobët në grup. Bjellorusia duket e largët në emra por sfida e nëntorit 2007 në Tiranë (2-4) na tregon se futbolli i këtij vendi prej më shumë se 9 milionë banorësh është më rezultativ sesa i yni. Elitarët Bosnjën para 1 dekade e gjysëm e mundnim pa shumë probleme në Tiranë në një ndeshje miqësore, por prej asaj kohe nëse Kombëtarja jonë ka mbetur thuajse vendnumëro, boshnjakët janë rritur shumë. Aq shumë sa së fundi luajtën ndeshjet play-off për në botërorin afrikan. Vështirë që t’u marrim pikë. Në fund Rumania dhe Franca, dy skuadra ndaj të cilëve veç faktit se mund të përfitojmë ekonomikisht nga e drejta TV, në fushë, në teori jemi të shpartalluar pa filluar ende loja. Nëse me rumunët jemi ndeshur 15 herë dhe jo më larg se dy vjet më parë, ndaj francezëve uronim që të na binin në grup, kjo edhe se përballjet ndaj tyre i kemi me pikatore, vetëm 2 në kohën kur Franca drejtohej nga Mishel Platini. Shqipëria/ Përballjet Ndaj RumanisëBilanci: 15 ndeshje: 2 fitore, Shqipëria, 1 barazim,12 fitore Rumania. Golavarazhi: 9-42Ndaj FrancësBilanci: 2 ndeshje; 0 fitore, 0 barazim, 2 humbje; Golavarazhi: 0-6Ndaj BjellorusisëBilanci: 2 ndeshje; 0 fitore, 1 barazim, 1 humbje; Golavarazhi: 4-6Ndaj BosnjësBilanci: 2 ndeshje; 1 fitore, 1 barazim, 0 humbje; Golavarazhi: 2-0Ndaj LuksemburgutBilanci: 3 ndeshje; 2 fitore, 1 barazim, 0 humbje; Golavarazhi: 5-0Grupet e kualifikimeveGrupi A: Gjermania, Turqia, Austria, Belgjika, Kazakistani, AzerbajxhaniGrupi B: Rusia, Sllovakia, Irlanda, Maqedonia, Armenia, AndoraGrupi C: Italia, Serbia, Irlanda e Veriut, Sllovenia, Estonia, Ishujt FaroeGrupi D: Franca, Rumania, Bosnjë-Hercegovina, Bjellorusia, Shqipëria, LuksemburguGrupi E: Holanda, Suedia, Finlanda, Hungaria, Moldavia, San MarinoGrupi F: Kroacia, Greqia, Izraeli, Letonia, Gjeorgjia, MaltaGroup G: Anglia, Zvicra, Bullgaria, Uellsi, Mal i ZiGrupi H: Portugalia, Danimarka, Norvegjia, Qipro, IslandaGrupi I: Spanja, çekia, Skocia, Lituania, Lietenshtejn