Esien futbollisti më i mirë ganez për vitin 2008
Akra - Mesfushori i Çelsit, Mikael Esien, është shpallur futbollisti më i mirë ganez për vitin 2008. Lojtari blu ka fituar kundër kandidaturave të dy mesfushorëve të tjerë, Sulej Muntarit dhe Larjia Kingstonit. I pari luan në radhët e Interit, dhe i dyti është pjesë e ekipit skocez të Heartsit.
Esien arriti të shpallet nënkampion i Anglisë dhe Europës me skuadrën e tij të Çelsit për sezonin 2007-2008. Tek kjo skuadër Esien ka dhënë një kontribut të vyer, duke qenë thuajse çdo javë pjesë e formacionit bazë.