Gatuzo uron dashamirësit për Vitin e Ri
Milano - Xhenaro Gatuzo ka uruar gjithë dashamirësit e tij me rastin e festive të fundvitit. Urimi i Gatuzos erdhi pasi Goal.com i ka dërguar një mesazh urimi më përpara lojtarit. Në urimin e tij, Gatuzo falenderon të gjithë miqtë dhe dashamirësit për shprehjen e solidaritetit me të.
“Faleminderit për inkurajimet! Gjithmonë ngjarjet negative më bëjnë më të fortë për të ecur përpara, dhe më shtyjnë për të punuar më shumë, edhe si pasojë e mbështetjeve tuaja. Më lejoni t’ju falenderoj juve, dhe gjithë familjet tuaja për Krishtlindjet dhe për një Vit të Ri të suksesshëm”, thotë Gatuzo në urimin e tij.
Gatuzo, për fat të keq, në gjysmën e vitit të ardhshëm do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale në ligamente.