E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Suazo do të qëndrojë tek Benfika

Lisbon - E ardhmja e David Suazosë do të jetë tek skuadra e Benfikës. Vendimin e lojtarit e pohon vetë menaxheri i tij, Xhovani Brankini, i cili deklaron se lojtari do të vazhdojë të luajë për Benfikën. Sipas menaxherit të lojtarit nga Hondurasi, ai është mjaft i lumtur në Da Luz dhe nuk ka asnjë arsye për t’u larguar.

“Suazo ndjehet mjaft mirë tek Benfika, dhe tani është momenti për të diskutuar për të ardhmen e tij. Natyrisht, janë disa klube angleze, spanjolle, dhe italiane, që interesohen për shërbimet e lojtarit, por është fundi i sezonit ai që do të vendosë për të ardhmen e tij”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›