Del Piero: Xhovinko mbas 5 vjetësh në vendin tim
Torino - Aleks del Piero e konsideron të riun Xhovinko si pasardhësin e tij tek skuadra e Juventusit. Në një intervistë për La Stampa sulmuesi legjendar thur elozhe për lojtarët e rinj që luajnë në radhët e “Zonjës së Vjetër”.
“Pas pesë vjetësh, kur unë të mos jem më në fushë, në vendin tim do të jetë Xovinko. E ardhmja është e tij, ashtu si edhe e Marçizios dhe e De Çeljes”, shprehet Del Piero.
Aleks del Piero deklaron se për të ardhmen e tij është duke menduar për t’u bërë trajner i ndonjë ekipi. Gjithashtu ai ripërsërit edhe një herë dëshirën e tij, përpara se të varë këpucët në gozhdë, për të qenë pjesëmarrës në botërorin “Afrikë e Jugut 2010” me skuadrën e Italisë. Del Piero kërkon dhe një herë të shpallet kampion i botës, ashtu siç bëri në botërorin e fundit, “Gjermani 2006”.