E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata ne zonat e permbytura ne Shkoder mbetet kritike

Vazhdon te mbetet kritike situata e banoreve te permbytur ne Veri te Shqiperise. Edhe pse kushtet atmosferike premtojne per mire prezenca e ujit ne oborret dhe katet e para te shtepive i ka detyruar ato qe te ngujohen brenda baneses se tyre dhe te perballen per here te peste me betejen me ujin. Banoret shprehen te revoltuar per kete situate pasi sipas tyre kjo permbytje nuk mund te justifikohet

Banoret fajesojne mungesen e masave nga qeveria

Po mytemi krejt me mijera hektare jane te mbulueme sot me uje. Qeveria tashma e ka ba profesion kete pune me na myte sa here ti mushet mendja - shprehet nje banor i revoltuar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga lagje te permbytura ne Shkoder.

Nje tjeter ankohet se askush nga autoritet nuk ka shkuar te interesohet ne vend

Qeveria asht tuj na myte. E mbajne te mushun hidrocentralin me rru pare dhe na leshojne ujin ne. Pse svine ato te shtetit me pa nje here se ne cfare gjendjet jena. Tash kater pese here vjen uji dhe permbyten tane popullin .

Ka edhe nota optimizmi per permiresim te shpejte

Por per nje pjese tjeter e banoreve qe jane te izoluar nga prania e ujit e shohin me optimizem gjendjen e krijuar. Ata shprehen se furnizohen rregullisht me ushqime uje te pishem veshmbathje medikamente nga varkat e vena ne dizpozicion te tyre nga bashkia e qytetit

Shihet nje tendence renie te ujit keto dy ditet e fundit. Furnizmi me ushqime po shkon me se miri .

Ka nje renie te ujit ne rreth 15 cm. Varkataret po na furnizojne rregullisht me ushqime te ndryshme .

Ka nje permiresim te motit i cili na gezon pasi kemi gati nje jave qe jemi te mbytur ne uje. Gjithcka po shkon per mrekulli .

Renia e nivelit te ujit ne zonat e permbytura kryesisht ato te lagjeve periferike te qytetit jep shpresa per nje permiresim edhe me te madh ne ditet ne vazhdim nderkohe qe strukturat e shtabit te emergjences vazhdojne operacionet. Punonjesi i bashkise qe merret me administrimin e mjeteve lundruese Gezim Balesi thote se gjendja paraqitet me e mire dhe procesi i furnizimit te banoreve po kryhet pa probleme

I gjithe ekipi i varketareve qe kane ardhur nga Nenshkodra ne ndihme te ketyre banoreve po punon sistematiksht dhe pa nderprerje per furnizimin e tyre me ushqime dhe cdo gje qe atyre u nevojitet .

Demet jane te medha

Demet ne zonat e permbytura tashme jane shume te medha. Pervec mijera banesave dhe bizneseve private eshte demtuar edhe infrastruktura dhe mjaft objekte sociale. Prej disa ditesh ne te gjithe rrethin e Shkodres eshte nderprere procesi mesimor pasi mjediset dhe konviktet e shkollave jane vene ne dizpozicion te familjeve te evakuara nga zonat e rrezikshme te permbytjes.

Autor Leke Plani

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›