Meta-Dejiang: Të fuqizojmë lidhjet ekonomike
30/10/2009 Zëvendëskryeministri kinez nis vizitën disaditore në Shqipëri
Shprehet interesi për investime në fusha të ndryshme
Shqipëria dhe Kina do të thellojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik. Ky është mesazhi që ka dalë nga deklaratat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta dhe zëvendëskryetarit të Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës Zhang Dejiang. Pas takimit kokë më kokë dy personalitetet kanë vënë theksin në angazhimin për shkëmbime më të mëdha, sidomos në tregti. Shefi i diplomacisë shqiptare ka theksuar se Kina është një ndër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe se eksportet shqiptare janë rritur ndjeshëm. “Zëvendëskryeministri Zhang Dejiang më siguroi vullnetin e qeverisë së tij për të inkurajuar kompanitë kineze për investime në energji, shfrytëzim të pasurive natyrore etj. Qëllimi i përbashkët lidhet me forcimin e marrëdhënieve ekonomike, dhe kjo vihet re edhe nga biznesmenët e shumtë kinezë që shoqërojnë zëvendëskryeministrin në këtë vizitë”, - ka deklaruar Meta. Ai ka falënderuar qeverinë kineze për ndihmën financiare që i ka dhënë Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Ministri Meta është shprehur besimplotë për krijimin e hapësirave të reja të bashkëpunimit jo vetëm mes dy qeverive, por edhe mes kompanive private të dy vendeve. Nga ana e tij zëvendëskryeministri kinez Zhang Dejiang ka deklaruar se mes dy vendeve dhe popujve ekziston një miqësi tradicionale. Ai është shprehur se dy qeveritë kanë dhënë prova të marrëdhënieve shumë të mira me kalimin e viteve. “Jam këtu me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve. Kam pasur bisedime shumë të mira me ministrin Meta dhe kemi shkëmbyer mendime të vlefshme për marrëdhëniet dhe jemi të mendimit se me rastin e 60-vjetorit të vendosjeve të marrëdhënieve mes dy vendeve të thellojmë më tej bashkëpunimin në përputhje me interesat themelore të dy vendeve”, - ka deklaruar zëvendëskryeministri kinez.
Vizita
Me ftesë të shefit të diplomacisë shqiptare Ilir Meta ka nisur dje vizitën disaditore në Shqipëri zëvendëskryeministri kinez Zhang Dejiang, që zhvillohet me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri zyrtari i lartë kinez do të zhvillojë takime me personalitetet më të larta të vendit, si dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete në fushën e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.