Milan: Leo-Dinjo, paqe përgjysmë
Marrëdhëniet mes trajnerit brazilian të Milanit dhe Ronaldinjos nuk duket se kanë pësuar krisje, megjithatë, vazhdojnë të përbëjnë lajm. Ndërkaq, Leo mundohet të gjejë një justifikim për formën që po kalon Dinjo: “Është më pak sulmues dhe më shumë fantazist për faj të... Eto”.
“Kam lexuar në gazeta që midis nesh kishte urrejtje apo dashuri, por nuk është kështu. Kemi marrëdhënie korrekte, reagimi i tij në momentin e zëvendësimit ishte normal, janë gjëra që kanë anë pozitive nëse merren në mënyrën e duhur. Prej tij e pres një zemërim të tillë. Ai e di se për çfarë kemi nevojë dhe di se çfarë mund të bëjë”, theksoi trajneri kuqezi.
Dhe më pas ai shtoi: “Ai ka ndryshuar shumë në lojën e tij me kalimin e viteve: sulmon më pak dhe jep më shumë asist. Dhe e dini pse? Për faj të Eto. Tek Barcelona ishte mësuar të shërbente vetëm për të dhe tani është mësuar me kënaqësinë e pasit të fundit”.
Por ama në Napoli gjërat nuk shkuan edhe aq mirë. Ose më saktë, po shkonin mirë, deri fare pak para vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit. Megjithatë, Leonardo nuk e dramatizon situatën. E pranon se ndoshta mund ta kishte zëvendësuar Abaten para daljes me karton të kuq, por largimi i një mbrojtësi anësor do të sillte ndryshimin e gjithë skuadrës. Pastaj, për trajnerin brazilian, futja e Borrielos në vend të Inzagit ishte mënyra më e mirë për ta mbajtur topin sa më larg zonës.
“Është e vështirë të përcaktosh nëse ishte Napoli ai që humbi dy pikë, apo ne fituam një. Ajo që është e rëndësishme, duke marrë parasysh ndeshjet me Kievon, Realin dhe Napolin të marra së bashku, është se në përgjithësi po kalojmë një moment mjaft të mirë”, nënvizoi Leonardo.
Pra, për numrin një të pankinës së Milanit, kjo është rruga e duhur dhe nuk mbetet gjë tjetër veçse të vazhdohet në këtë mënyrë. Duke filluar që në ndeshjen kundër Parmës, ku braziliani mund të sakrifikojë pikërisht Ronaldinjon: “Ai ka zhvilluar katër ndeshje rresht, megjithatë formacioni do të vendoset në fund”.
Në fund, Leo flet edhe në lidhje me merkaton: “Për Bekamin e dija dhe jam i kënaqur. Adiah? Sigurisht që e njoh, e kam ndjekur gjatë gjithë Kampionatit Botëror U-20 dhe midis të tjerash, ka luajtur në finale kundër Brazilit. Por më shumë se ai në veçanti, më intereson strategjia që po ndjek klubi për lojtarët e rinj”.