E Shtunë, 31 Tetor 2026

Essien debuton kundër Sevillës

Michael Essien do të debutojë për Real Madridin në ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Sevillës, kanë njoftuar mediet spanjolle.

Mesfushori ganez nënshkroi për gjigantin madrilen në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës kur zyrtarizoi huazimin njëvjeçar nga Chelsea. Sipas gazetës AS, Essien do të jetë në formacionin bazë për ndeshjen e xhiros së katërt në La Liga.

Trajneri Jose Mourinho thuhet se është i impresionuar nga mënyra se si ka stërvitur Essien pas ardhjes në klub dhe synon ta shpërblejë duke e angazhuar nga minuta e parë në duelin kundër Sevillës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›