E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boateng dëshiron të bëhet më i miri

Mesfushori i Milanit, Kevin-Prince Boateng ka deklaruar se dëshiron të bëhet një prej futbollistëve më të mirë në botë.

Reprezentuesi ganez është një prej yjeve më të mëdhenj të Rossonerëve pas largimit të Zlatan Ibrahimovicit dhe Thiago Silvas dhe ka treguar synimin e tij për të ardhmen.

“Dua që një ditë të bëhem një prej futbollistëve më të mirë në botë”, deklaroi Boateng për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport. “Kam marrëdhënie të mira me ekipin, jemi një grup i bashkuar. Jam shumë i lumtur në Milan”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›