E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më në fund ndalet Reali i Huando Ramosit (video)

Madrid - Reali i Madridit është ndalur këtë javë në barazim 1-1 në derbin e kryeqytetit me Atletikon. Ky barazim e rrit sërish diferencën me Barcelonën, këtë herë në 6 pikë. Atletiko ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 38-të me anë të Diego Forlanit. Me këtë rezultat do të përfundonte edhe pjesa e parë e takimit.

Reali do të barazonte me holandezin Huntelar në minutën e 57-të. Ky barazim do të qëndronte në fuqi deri në përfundim të ndeshjes. Atletiko ndal për të dytën herë radhazi skuadrat udhëheqëse, pasi në ndeshjen e javës së shkuar mundi Barcelonën me rezultatin 4-3.

Reali ka arritur të grumbullojë 57 pikë, duke u pozicionuar i dyti në tabelë. Atletiko mban vendin e shtatë me 40 pikë. Më poshtë do të paraqesim përmbledhjen e takimit ne video.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›