E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni,shpërthen vullkani,s'ka viktima

Shpërthen një vullkan në japoni por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Vullkani Sakurijama është aktivizuar të martën rreth orës 5:22 të mëngjesit duke shpërndarë hi dhe gurë të nxehtë, por autoritetet njoftojnë se nuk janë regjistruar dëme të konsiderueshme në afërsi të zonës ku shpërtheu vullkani. Agjencia Meteorologjike e Japonisë bëri të ditur se kishte paralajmëruar banorët për rrezikun që mund tu kanoset ndërsa informon se për këtë ngjarje kishte sinjalizuar rreth 4 muaj më parë. Specialistët kishin dhënë alarmin pasi ishin dhënë shenjat për rritjen e veprimtarisë sizmike. Nga ekspertët njoftohet gjithashtu se shpërthimi i vullkanit kategorizohet sipas parametrave përkatëse, në nivelin 3 nga pesë, dhe një situatë e tillë i njofton njerëzit që të mos i afrohen në mënyrë absolute zonës vullkanike. Mali Vullkanik gjendet në qytetin jugor të Kagoshimas, një prej qyteteve më të mëdha në japoni. Vulklani Sakurajima rinisi aktivitetin sizmik 1995 dhe që prej atëherë ka qenë aktiv.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›