E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Kombëtarja gati për sfidën estoneze

Sot do të zhvillohet edhe ndeshja miqësore Estoni -Shqipëri një test për kuqezinjtë e Kuzhe. Trajneri kroat ka deklaruar se skuadra është gati për këtë ndeshje. "Mendoj se skuadra ka një gjendje të mirë. Kemi një grup mjaft të mirë futbollistësh të cilet i shoh të përkushtuar dhe të interesuar për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje", ka pohuar trajneri. Sipas Kuzhe skuadra është e motivuar dhe në Kombëtare do të ketë edhe emra të tjerë në të ardhmen. Trajneri kroat ka zgjedhur një skeme
-4-1-4-1. Hidi në portë, nga e djathta në të majtë Dallku, Cana, Curri, Agolli, përpara tyre Duro, mesfusha nga djathta në të majte do jetë me Liken, Bakajn, Skelën dhe Hykën dhe në sulm do të jetë Salihi. Por brenda saj ka shumë levizje dhe zhvendosje lojtarësh sipas situatave të krijuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›