Estonia, me euros nga 1 janari 2011

Parlamenti Evropian ka lejuar të mërkurën përdorimin e euros në Estoni duke filluar nga 1 janari 2011, është bërë e ditur në Strasburg, në selinë e kësaj organizate.
“Estonia do t’i bashkëngjitet euros dhe ka njërën nga situatat më të mira dhe vende me më së paku borxhe në kuadër të Bashkimit Evropian”, ka thënë komisari evropian për Çështje Ekonomike Olli Rehn.
Zgjerimin e eurozonës edhe formalisht duhet ta lejojnë shefat e shteteve ose të qeverive të BE-së në samitin e nesërm në Bruksel.
Estonia i është bashkëngjitur BE-së në vitin 2004, pas shpalljes së pavarësisë nga BRSS, në vitin 1991. Ky do të jetë vendi i 17 që do të përdorë valutën evropiane dhe vendi i parë baltik.